Kryeministri i Grenlandës, Egede e ka porositur Trampin: Grenlanda nuk është në shitje
- Grenlanda nuk është në shitje, deklaroi sot kryeministri i këtij territori autonom danez Mute Egede, duke reaguar ndaj paralajmërimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp se SHBA-ja do ta ndërmerr "pronësinë dhe kontrollin" e këtij ishulli arktik.
Kopenhagë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Grenlanda nuk është në shitje, deklaroi sot kryeministri i këtij territori autonom danez Mute Egede, duke reaguar ndaj paralajmërimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp se SHBA-ja do ta ndërmerr "pronësinë dhe kontrollin" e këtij ishulli arktik.
"Grenlanda është e jona. Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë. Nuk guxojmë ta humbin luftën tonë të gjatë për liri", tha Egede.
Tramp dje publikoi se e ka zgjedhur Ken Haueri, ish-ambasadorin amerikan në Suedi, ambasador të ri amerikan në Danimarë. Tramp në plarformën e tij "Tryth Social" shktoi se është absolutisht e domosdoshme që SHBA-ja ta ndërmerr pronësinë dhe kontrollin ndaj Grenlandës, për, siç theksoi, sigurinë kombëtare dhe lirinë në mbarë botën. mb/
Foto: EPA