Katari dhe Jordani premtuan mbështetje për Sirinë
- Katari është i gatshëm të investojë në sektorin energjetik dhe në portet në Siri, deklaroi lideri sirian Ahmed al Shara pas takimit në Damask me ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohamed bin Abuldrahman Al Tani.
Damask, 23 djetor 2024 (MIA) - Katari është i gatshëm të investojë në sektorin energjetik dhe në portet në Siri, deklaroi lideri sirian Ahmed al Shara pas takimit në Damask me ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohamed bin Abuldrahman Al Tani.
Shara e ka pritur edhe ministriin jordanet të Punëve të Jashtme, Ajman al-Safadi - ministrin e parë arab të Punëve të Jashtme që e ka vizituar Damaskun pasi që "Hajat Tahrir al-Sham" (HTS) e rrëzoi Bashar al Asadin para dy javëve.
Safadi tha se Jordani është e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e Sirisë.
Takimet në mënyrë plotësuese i zgjerojnë kontaktet diplomatike të administratës së re në Damask.
Fundi i sundimit të Asadit e ka prishur gjeopolitikën në Lindjen e Afërt, duke i shkaktuar goditje të madhe Iranit dhe duke e hapur rrugën për vendet tjera që të vendosin lidhje të reja me vendin në udhëkryqin në rajon, theksojnë agjencitë.
Turqia, mbështetëse shumëvjeçare e opozitës siriane, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ministër të sajin të Punëve të Jashtme në Damask. mb/