• среда, 25 декември 2024

Zelenski udhëzoi MPJ-në e Ukrainës që të vendos kontakte me qeverinë e re në Siri

Zelenski udhëzoi MPJ-në e Ukrainës që të vendos kontakte me qeverinë e re në Siri

Kiev, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në video fjalimin e tij të rregullt, drejtuar kombit, mbrëmë deklaroi se ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës të vendos kontakte me qeverinë e re në Siri.

"Kam urdhëruar Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme që të punojë në mënyrë më aktive në vendosjen e të gjitha kontakteve të nevojshme me përfaqësuesit e popullit të Sirisë dhe të korrigjojë gabimet e Asadit në lidhje me Ukrainën dhe të gjithë Evropën", tha Zelenski.

Ai shtoi se Ukraina do të mbështes programin e Sirisë për ushqim.

"Kjo është përparësia jonë morale - Ukraina ndihmon shumë vende për të siguruar normalitetin në jetën e tyre, veçanërisht në aspektin e sigurisë së ushqimit. Ne kemi nevojë që ky rajon, si dhe çdo rajon tjetër në botë, të jetë stabil dhe paqësor", potencoi Zelenski.

Regjimi i Bashar al Asadit u rrëzua më 8 dhjetor, pasi grupet e rebelëve, të udhëhequra nga Hajat Tahrir al-Sham kanë hyrë në kryeqytetin Damask. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан