• вторник, 24 декември 2024

Protesta e opozitës në Tiranë me bllokim e rrugëve, pjesëmarrësi edhe Berisha, nuk kanë munguar përplasjet me policinë

Protesta e opozitës në Tiranë me bllokim e rrugëve, pjesëmarrësi edhe Berisha, nuk kanë munguar përplasjet me policinë

 Tiranë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Shiu dhe era nuk e penguan opozitën shqiptare që të mbajë protestën e paralajmëruar të "mosbindjes civile", me marshim dhe bllokim të pesë rrugëve kryesore në Tiranë, e cila paralizoi trafikun për dy orë e gjysmë.

Në protestën që filloi pas orës 17, pjesëmarrja ishte më e vogël në krahasim me protestat e mëparshme, por i pranishëm për herë të parë pas një viti ishte edhe lideri demokrat Sali Berisha. 

 "Ky dimër do të jetë i vështirë edhe për argatin në Tiranë (kryeministri Edi Rama) edhe për padronin  në Beograd (presidentin Aleksandër Vuçiq). Madje edhe në Beograd studentët po e dridhin diktatorin  nga themeli, edhe pse nuk kanë të ardhme, i përshëndes nga zemra. Përshëndes edhe të gjithë qytetarët e Tiranës, kjo mosbindje civile është në interes të çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe ne nuk do të ndalemi pa realizuar synimet tona, qeverisjen teknike dhe zgjedhjet e lira. Mosbindja civile është kod për rrëzimin e diktatorëve", deklaroi Berisha për mediat.

Paralajmëroi "mosbindje në çdo formë të mundshme".

"Edi Rama është humbur, e patë se si i ra rejtingu në TikTok, e kuptoi që nuk mund ta kontrollojë, ndaj vendosi ta ndalojë. Me Ramën nuk ka zgjedhje, zgjedhjet nuk bojkotohen, beteja është e pandalshme derisa nuk largohet, do të bëjmë gjithçka për të rrëzuar këtë diktaturë. Diktatorët rrëzohen ose me armë ose me mosbindje", tha Berisha. 

 Opozita nuk ka marrë leje nga policia për kërkesën për bllokimin e rrugëve, pasi konsiderohet vepër penale.

 Policia edhe sonte me megafon ka apeluar që të lirohen rrugët për qarkullim normal, por të pranishmit nuk janë tërhequr, policët kanë tentuar t'i shpërndajnë, pas së cilës ka pasur përplasje, por situata është qetësuar shpejt.

 Sipas policisë la të arrestuar, për shkak të sjelljes së dhunshme.

 Foto: PD

 

Остани поврзан