• среда, 25 декември 2024

Mediat: Trampi po përgatitet për tërheqje të SHBA-së nga OBSH-ja

Mediat: Trampi po përgatitet për tërheqje të SHBA-së nga OBSH-ja

Uashington, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Anëtarë të ekipit për tranzicionin presidencial të Donald Trampit po përgatisin teren për tërheqje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, deklaroi një ekspert i të drejtës shëndetësore. 

“Kam informacione të sigurta se planifikon tërheqje, sipas gjitha gjasave në ditën e parë ose shumë herët në mandat”, deklaroi për Rojters, Lorens Gostin, profesor i shëndetit global në Universitetin Xhorxhtaun në Uashington dhe drejtor i Qendrës për të Drejtën shëndetësore kombëtare dhe globale i cili bashkëpunon me OBSH”, transmetojnë mediat amerikane.

Ky plan, i cili është në përputhje me kritikat e Trampit drejt agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, do të përfaqësonte kthesë dramatike në politikën shëndetësore amerikane në nivel global dhe edhe më shumë do ta izolonte Uashingtonin nga përpjekjet ndërkombëtare për përballje me pandemi. 

Trampi nominoi kritikë të OBSH-së për disa qëndrime kyçe në shëndetësinë publike, duke përfshirë edhe Robert F. Kenedi i Riu, kundërshtar i vaksinimit, i cili është propozuar si sekretar i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Ky funksion përfshin mbikëqyrje ndaj të gjitha agjencive kryesore shëndetësore në SHBA. 

Në vitin 2020, Trampi e filloi procesin e tërheqjes së SHBA-së nga OBSH, por gjashtë muaj më vonë, trashëgimtari i tij Xho Bajden e ndryshoi vendimin. fc/

Fotografia: Arkivi

 

Остани поврзан