• вторник, 24 декември 2024

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo është nën presion në rritje për të dhënë dorëheqje

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo është nën presion në rritje për të dhënë dorëheqje

Otavë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Një numër në rritje i deputetëve kanadezë po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Xhastin Trudo dhe më shumë se 50 deputetë nga Partia Liberale e tij nga provinca Ontario në pushtet janë pajtuar që Trudo duhet të largohet, raportojnë mediat kanadeze.

Trudo pësoi dy goditje të mëdha javën e kaluar - ministrja kanadeze e financave Kristia Friland dha dorëheqjen për një mosmarrëveshje buxhetore dhe të gjitha partitë opozitare më pas njoftuan se do të bashkoheshin për të rrëzuar qeverinë e pakicës liberale, njoftuan agjencitë botërore të lajmeve.

Agjencitë thonë se Trudo nuk ka ndërmend të largohet së shpejti nga posti i kryeministrit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан