• вторник, 24 декември 2024

Franca rrit masat e sigurisë në tregjet e Krishtlindjeve

Franca rrit masat e sigurisë në tregjet e Krishtlindjeve

Paris, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Franca njoftoi zbatimin e masave të shtuara të sigurisë, të ngjashme me ato të Lojërave Olimpike, gjatë tregjeve të Krishtlindjeve, të cilat tërheqin një numër të madh vizitorësh në të gjithë vendin.

Masat parashikojnë kontroll të rreptë mbi personat e identifikuar si kërcënime të mundshme për sigurinë, duke përfshirë kufizimet në lëvizje. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se këto masa janë pjesë e strategjisë për parandalimin e sulmeve terroriste, veçanërisht pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani.

Megjithatë, juristët dhe aktivistët e kritikojnë zbatimin e masave të njohura si MIKAS, të cilat lejojnë mbikëqyrjen administrative pa procedura gjyqësore.

Një nga të prekurit, një refugjat çeçen i njohur si Haled, deklaroi se për shkak të masave ai humbi mundësinë për t'u regjistruar në studime. Gjykata hoqi pjesërisht kufizimet, por për të ishte tepër vonë.

"Këto masa po përdoren gjithnjë e më shumë si mjet për drejtësinë parashikuese, në vend që të merren me kërcënimet reale," paralajmëron avokati David Poinsinjon. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан