• среда, 27 ноември 2024

Zëvendësministri Iseni në seancën e 115-të të Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Gjenevë

Zëvendësministri Iseni në seancën e 115-të të Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Gjenevë

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e migracionit planifikohet dhe zbatohet në përputhje me nevojat dhe interesat nacionale, por edhe në përputhje me politikat dhe standardet e BE-së, duke marrë parasysh rekomandimet që përmbahen në Raportet e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe përvojat e vendeve të BE-së.  

Këtë, ndër të tjera, e theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Dr. Astrit Iseni, në fjalimin e tij sot në kuadër të seancës së rregullt të 115-të të Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), që po mbahet në Gjenevë, Zvicër, dedikuar harmonizimit të mëtejshëm të politikave aktuale të migracionit, si dhe çështjeve me rëndësi për funksionimin e mëtejshëm të kësaj, përndryshe një prej asosiacioneve më të mëdha ndërkombëtare.

 

MPB bëri të ditur se në fjalimin e tij zëvendësministri Iseni  duke prezantuar disa nga zgjidhjet dhe aktivitetet ligjore që kanë të bëjnë me migracionin në nivel nacional, tregoi edhe dokumentet kryesore strategjike në këtë fushë, si Strategjia Nacionale për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Strategjia Nacionale për Luftimin eMigracionit Ilegal dhe krimit ndërkufitar, Rezoluta e Politikës së Migracionit dhe Udhërrëfyesi për Sundimin e Ligjit. 

 

Bashkëpunimi ndërkombëtar është një pjesë e rëndësishme në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e migracionit – si në fushën e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave, ashtu edhe në fushën e bashkëpunimit operativ dhe mbështetjes eksperte dhe teknike”, theksoi zëvendësministri Iseni, dhe në këtë kontekst theksoi projektet rajonale të zbatuara, të mbështetura financiarisht nga Komisioni Evropian, dhe të zbatuara përmes Fronteksit dhe partnerëve të tjerë përkatës, si dhe projektet naacionale të hartuara dhe të përshtatura për nevojat tona.

Në kuadër të këtij sesioni të 115-të katërditor, i cili zyrtarisht ka nisur sot dhe do të zgjasë deri të enjten (28.11.), fjalimin e ka pasur edhe Drejtoresha e Përgjithshme e IOM-it, Ejmi Poup, e cila ka prezantuar raportin dhe angazhimet strategjike të organizatës në periudhën e ardhshme.  

Foto: MPB 

 

 
 

Остани поврзан