• среда, 27 ноември 2024

Ligjet për reforma në administratën publike në procedurë kuvendore në fillim të janarit, paralajmëroi Minçev

Ligjet për reforma në administratën publike në procedurë kuvendore në fillim të janarit, paralajmëroi Minçev

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Reforma në administratën publike, me të gjitha anomalitë që ka, nuk është proces që mund të përfundojë brenda natës. Fillimisht është një proces i miratimit të ligjeve, por ato duhet të jenë thelbësore, cilësore dhe të zbatueshme, në mënyrë që të vijojë faza e dytë, pra zbatimi i këtyre ligjeve. Keni të drejtë, ne kemi një administratë publike shumë të madhe, shumë të ngadaltë. Në kuadër të zgjidhjeve të reja ligjore që po punon grupi i punës në Ministrinë e Administratës Publike, do të ofrojmë disa zgjidhje si projekte pilot që do t'i referohen reduktimit të pjesshëm të administratës publike. Kështu deklaroi sonte ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, para mbledhjes së Këshillit drejtues të Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA).

Ne, siç tha, do të donim ta nisim me shembullin tonë në ministrinë dikasteriale, gjegjësisht në ato organe që janë të lidhura me Ministrinë e Administratës Publike dhe do t'i referohemi reduktimit të një pjese të këshillave drejtuese.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për reformat në administratën publike, Minçev tha se ligjet e shpallura pritet të jenë në procedurë legjislative në fund të vitit, ndërsa në procedurë parlamentare në fillim të janarit të vitit të ardhshëm.

Ministria e Administratës Publike, nga sonte është nikoqire e konferencës dyditore në nivel ministror të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor, nën patronatin e Konferencës rajonale për administratën publike (ReSPA).

Nga kjo ngjarje pritet të dalin konkluzione dhe dokumente strategjike, me të cilat, theksoi Minçev, do të tregojmë qartë rrugën tonë drejt reformave të ardhshme në administratën publike. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан