• среда, 27 ноември 2024

Lukas Verter për MIA-n: Në Skupi shikojmë potencial nga aspekti i hulumtimeve shkencore

Lukas Verter për MIA-n: Në Skupi shikojmë potencial nga aspekti i hulumtimeve shkencore

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Skupi është lokalitet arkeologjik nga antikiteti i vonë, me prezervim të shkëlqyer dhe të jashtëzakonshëm unikal të gjetjeve. Ne shohim një potencial të madh në aspektin e kërkimit shkencor dhe do të ishim të lumtur nëse mund të kontribuonim dhe të zbulonim edhe më shumë për këtë lokacion arkeologjik në të ardhmen, deklaroi për MIA-n zëvendësdrejtori i Institutit arkeologjik gjerman, Lukas Verter.

Gjashtë specialisë nga Gjermania të kryesuar nga Verter, në emër të Institutit arkeologjik gjerman sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Muzeun e Qytetit të Shkupit. Ata në Shkup kanë mbërritur dje, ndërsa do të qëndrojnë deri të enjten, me ç'rast do të realizojnë vizitë në Ministrinë e Kulturës, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë.

Sipas Verter, memorandumi për bashkëpunim mes Institutit arkeologjik gjerman dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit do të jetë pikënisja në pikëpamje të bashkëpunimit të ardhshëm të tyre.

"Memorandumi për bashkëpunim mes Institutit arkeologjik gjerman dhe Muzeu i Qytetit të Shkupit do të jetë pikënisja e bashkëpunimit tonë të ardhshëm në aspektin e kërkimeve arkeologjike në Shkup. Shpresojmë që memorandumi të jetë hapi i parë i punës sonë që do të vijë në vitet e ardhshme", deklaroi Verter për MIA-n. 

Për Skupin ai shtoi se është vendi që është në mënyrë të veçantë unikal nga aspekti shkencor.

Si pjesë e bashkëpunimit, ekspozita jonë e titulluar "Ana e errët e historisë romake" do të hapet në Muzeun arkeologjik në Frankfurt më 17 dhjetor, e cila është një prezantim i varrit masiv të zbuluar në Shkup. Ekspozita u përgatit nga arkeologia Lençe Jovanova dhe më parë u shfaq në Beograd.

Verter deklaroi se mezi e presin këtë ekspozitë dhe siç theksoi ai është unike në vetvete.

Ai theksoi se ekspozita mund të jetë një pikënisje e mirë për të menduar për këto tema, por edhe për t'i afruar këto vepra unike me publikun gjerman, me shpresën se kjo do të nxisë bashkëpunimin dhe hulumtimin e mëtutjeshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. mb/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан