Republika e Maqedonisë së Veriut për anëtare e Këshillit ekzekutiv të Organizatës për ndalesë të armëve kimike (OPCW) (2025–2027)
- Gjatë sesionit të 29-të të Konferencës, Republika e Maqedonisë së Veriut, sot është rizgjedhur me sukses anëtare e Këshillit ekzekutiv të Organozatës për ndalesë të armëve kimike (OPCW) në periudhën e viteve (2025–2027).
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë sesionit të 29-të të Konferencës, Republika e Maqedonisë së Veriut, sot është rizgjedhur me sukses anëtare e Këshillit ekzekutiv të Organizatës për ndalesë të armëve kimike (OPCW) në periudhën e viteve (2025–2027).
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njnoftuan se në votimin, që është mbajtur sot në Hagë, kandidatura jonë ka fituar 86 vota, në konkurrencë me tre shtete për dy vende të lira.
Ministri Mucunski, thuhet në komunikatë, në faqen e tij në Fejsbuk ka theksuar se kjo rizgjedhje është konfirmim i përkushtimit tonë në përpjekjet globale për çarmatosjen dhe shkatërrimin e armëve kimike, si dhe rolin tonë aktiv në mbështetjen e qëllimeve dhe parimeve të Organizatës.
"Në periudhën e ardhshme mbetemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe zbatimin e Konventës për ndalimin e armëve kimike", përfundoi në njoftimin e tij ministri Mucuski. mb/
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme