Përplasje zinxhirore e katër veturave në afërsi të Hekurudhës
- Katër vetura mëngjesin e sotëm janë përplasur në stacionin hekurudhor në qendër të Shkupit.
![Përplasje zinxhirore e katër veturave në afërsi të Hekurudhës](https://new.mia.mk/images/20240715093629_big_730x400_3.webp )
Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Katër vetura mëngjesin e sotëm janë përplasur afër stacionit hekurudhor në qendër të Shkupit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan informacionin për MIA-n.
"Mëngjesin e sotëm në orën tetë në udhëkryqin e bulevardit “Koço Racin” me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër veturave. Aktualisht është duke u kryer një hetim, nuk raportohet për persona të lënduar", raportojnë nga MPB-ja për MIA-n. qa/
Foto: MIA