• четврток, 18 јули 2024

Angellov: Fshati Shivec është shpëtuar nga zjarri, zjarri tani është përballë fshatit por nuk e rrezikon

Angellov: Fshati Shivec është shpëtuar nga zjarri, zjarri tani është përballë fshatit por nuk e rrezikon

Kavadar, 17 korrik 2024 (MIA) - Fshati Shivec është shpëtuar nga zjarri, zjarri tani është përballë fshatit, por nuk rrezikon, tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, pasditen e sotme në video-deklaratë.

"Rreziku në fshat është ulur, mendoj se tashmë është pjesërisht nën kontroll, me shumë gjasa së shpejti do të vendoset kontrolli i plotë, falë banorëve të guximshëm vendas që u ngjitën në kodër me lopata, ndërsa shumica e tyre me degë, kanë arritur t'i kapërcejnë flakët", deklaroi Angellov.

Fatkeqësisht, tha ai, zjarri vazhdon të digjet nga pjesa e pasme.

"Ky do të jetë një zjarr që do të jetë shumë i vështirë për t'u shuar. Por më e rëndësishmja është se fshati është i sigurt dhe nuk kemi jetë njerëzish në rrezik. Nuk ka më asnjë rrezik për fshatin", nënvizoi Angellov. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

Остани поврзан