• четврток, 18 јули 2024

Presidentja Siljanovska Davkova priti anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

Presidentja Siljanovska Davkova priti anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka pritur anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD). 

Në takim, anëtarët e Komisionit e kanë informuar presidenten Siljanovska Davkova me aktivitetet aktuale, vëllimin e parashtresave të parashtruara, vendimet e marra dhe numrin e rasteve deri tani të konfirmuara të diskriminimit. Në këtë drejtim, siç njoftuan nga zyra e kabinetit të Siljanovska Davkovës, e kanë theksuar përkushtimin e tyre për transparencë, qasje dhe proaktivitet në eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Duke theksuar rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të KPMD-së, si një organ i pavarur, presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen e saj të pakushtëzuar për aktivitetet për parandalimin dhe mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimi, si parakusht themelor për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Në takim morën pjesë kryetari i Komisionit Igor Jadrovski, nënkryetari Limko Bejzaroski dhe anëtarët Flora Kadriu, Dragana Dërndarevska dhe Dushan Tomshiq. qa/bsh/

Foto: Kabineti i presidentes së vendit Gordana Siljanovska Davkova

Остани поврзан