• четврток, 18 јули 2024

Takimi i Mucunskit me Akiim Ali, përfaqësuesi i sapoemëruar i OBSH-së në vend

Takimi i Mucunskit me Akiim Ali, përfaqësuesi i sapoemëruar i OBSH-së në vend

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi takim me përfaqësuesin e sapoemëruar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vend, Akiim Ali, në mënyrë që të dorëzojë kopjet e letrave kredenciale.

Siç kumtoi MPJ-ja, Mucunski e uroi Aliun për emërimin në funksionin, duke i uruar mirëseardhje dhe duke shprehur besim në përforcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme.

"Në takim, Mucunski theksoi se Qeveria e re do të punojë me përkushtim për përforcimin e sistemit kombëtar të sigurisë shëndetësore për t'u përballur më mirë me sfidat e reja. Njëherit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për aktivitetet e përbashkëta të deritanishme, veçanërisht për marrëveshjen dyvjeçare të nënshkruar së fundmi për bashkëpunim në disa fusha për periudhën 2024-2025, e në përputhje me programin evropian të punës për periudhën 2020-2025", thuhet në MPJ.

U konfirmua edhe angazhimi për bashkëpunim në të ardhmen dhe projekte dhe iniciativa të reja të OBSH-së, me qëllim që, siç thuhet nga Ministria, "reformat e shëndetit publik për realizimin e të cilave do të përfshihen të gjitha institucionet kompetente". rq/bsh/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

Тагови

Остани поврзан