Përfaqësues nga Instituti Arkeologjik Gjerman për vizitë në Shkup
- – Gjashtë specialistë të kryesuar nga drejtori i Institutit Arkeologjik Gjerman, Lukas Verter prej dje e deri të enjten po qëndrojnë në Shkup. Në kuadër të qëndrimit të tyre, sot ata do ta vizitojnë Skupin, ndërsa pastaj, gjatë ditës do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim mes Institutit Arkeologjik Gjerman dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit.
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) – Gjashtë specialistë të kryesuar nga drejtori i Institutit Arkeologjik Gjerman, Lukas Verter prej dje e deri të enjten po qëndrojnë në Shkup. Në kuadër të qëndrimit të tyre, sot ata do ta vizitojnë Skupin, ndërsa pastaj, gjatë ditës do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim mes Institutit Arkeologjik Gjerman dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit.
Siç informojnë për MIA-n nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, memorandumi përfaqëson hap të parë në vendosjen e bashkëpunimit që do të jetë në nivel shtetëror mes Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Arkeologjik Gjerman.
Gjatë ditës së nesërme, përfaqësuesit e Institutit Arkeologjik Gjerman do të realizojnë takim me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të bashkëpunimit, në Muzeun Arkeologjik në Frankfurt më 17 dhjetor do të hapet ekspozita jonë e titulluar “Ana e errët e Historisë Romake”, e cila është rrëfim i varrit masiv të zbuluar në Skupi. Ekspozita është përgatitur nga arkeologia Lençe Jovanova, ndërsa paraprakisht ishte ekspozuar edhe në Beograd.
Ekspozita në Frankfurt do të jetë e hapur gjashtë muaj për vizitorë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s