Mijëra protestues iu bashkuan marshit ""Kurrë më luftë" nëpër qendrën e Berlinit
- Mijëra protestues iu përgjigjen thirrjes së iniciativës "Kurrë më luftë" për të marshuar nëpër qendrën e Berlinit në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë", njoftoi DPA.
Berlin, 3 tetor 2024 (MIA) - Mijëra protestues iu përgjigjen thirrjes së iniciativës "Kurrë më luftë" për të marshuar nëpër qendrën e Berlinit në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë", njoftoi DPA.
Ata mbanin pankarta që bënin thirrje për diplomaci në vend të luftës dhe për ndalimin e dërgimit me armë në Ukrainë, shtoi agjencia gjermane.
Shumë pjesëmarrës në marsh valëvitën flamujt me pëllumbin e paqes, ndërsa nga tre drejtime u mblodhën përpara "Kolonës së Fitores" në Berlinin qendror.
Policia e qytetit të Berlinit njoftoi se nuk është regjistruar asnjë incident i rëndësishëm, duke shtuar se për sigurimin e protestës ka pasur rreth 1000 policë.
Policia vlerësoi se numri i pjesëmarrësve në marsh ishte rreth 10.000, ndërsa organizatorët thanë se në protestë ishin 30.000 persona.
Protestuesit në njërën prej rrugëve shprehën solidaritet me njerëzit e Rripit të Gazës, duke mbajtur pankarta që bënin thirrje për "fundimin e terrorit pushtues" dhe "NATO shtyn luftën dhe gjenocidin - Solidaritet me Donbasin dhe Gazën", raporton DPA.
Foto: DPA