• недела, 10 ноември 2024

Zelenski: Ukrainës i nevojiten paketa me armë, e jo fjalë

Zelenski: Ukrainës i nevojiten paketa  me armë,  e jo fjalë

 Kiev, 8 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot deklaroi se është e nevojshme të veprohet bashkërisht dhe me vendosmëri në nivel ndërkombëtar dhe kërkoi paketë dhe armë "e jo vetëm fjalë".

"Sa herë që Rusia përpiqet t'i shkatërrojë jetët tona, është thelbësore që ne të përgjigjemi në mënyrë kolektive dhe me vendosmëri në nivel ndërkombëtar për ta zvogëluar dhe bllokuar potencialin për terror. Ukrainës i nevojitet forcë për ta arritur këtë. Kjo është mënyrë e vetme për të arritur një paqe të drejtë dhe për t'i dhënë fund vrasjes së popullit tonë. Kapacitetet kundërajrore me rreze të gjatë, paketat me armë dhe sanksionet kundër agresorit - këto janë aksione që kërkohen, e jo vetëm fjalë", publikoi Zelensk në Iks. 

 Ai kujtoi se gjatë natës forcat ruse sulmuan disa qytete të Ukrainës me dronë dhe raketa, duke përfshirë rajonet Odesa, Harkov dhe Kiev.

 Në këtë moment, dihen më shumë se 20 viktima në Harkov, duke përfshirë një fëmijë. Janë dëmtur objekte banimi dhe infrastrukturë. Si rezultat  i sulmit në Odesa, ka dëmtime në shtëpi të zakonshme. Një person ka vdekur. Nëntë persona u plagosën. Operacionet e urgjencës dhe shpëtimit në Zaporizhia vazhdojnë të punojnë pas sulmit të djeshëm në të cilin vdiqën tetë persona dhe u plagosën më shumë se 40 persona, përfshirë katër fëmijë", tha Zelenski.

 Ai shtoi se në 12 rajone gjatë natës forcat ukrainase rrëzuan 62 dronë dhe katër raketa të drejtuara Kh-59/69.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан