Irani i ka bërë thirrje Trampit që të rishqyrtojë politikën e "presionit maksimal" ndaj Teheranit
- Irani i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, që të rishqyrtojë politikën e "presionit maksimal" që ka zbatuar kundër Teheranit gjatë mandatit të tij të parë, deklaroi sot nënpresidenti iranian për Çështje Strategjike, Mohamed Xhavad Zarif.
Teheran, 9 nëntor 2024 (MIA) - Irani i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, që të rishqyrtojë politikën e "presionit maksimal" që ka zbatuar kundër Teheranit gjatë mandatit të tij të parë, deklaroi sot nënpresidenti iranian për Çështje Strategjike, Mohamed Xhavad Zarif.
"Duhet të kuptojë se politika e presionit maksimal që ai e inicoi çoi në pasurimin e uraniumit për bombë bërthamore të Iranit duke arritur në 60 për qind nga 3,5 për qind", tha ai.
Zarifi theksoi se Trampi duhet t'i shikojë edhe përparësitë ashtu mungesat e kësaj politike, si dhe nëse dëshiron ta "vazhdojë apo ndryshojë këtë politikë të dëmshme".
Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme Esmail Bagaj të enjten deklaroi se shpreson se kthimi i presidentit të sapozgjedhur në Shtëpinë e Bardhë do t'i mundësojë Uashingtonit t'i "rishikojë qasjet e gabuara të së kaluarës".
Paraprakisht sot Bagaj deklaroi edhe se pretendimet se Irani ka planifikuar të vriste presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, janë të pabaza, duke deklaruar se është një komplot që synon të ndërlikojë çështjet midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Gjatë mandatit të tij të parë, Tramp e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore Uashington-Tehran të vitit 2015 dhe urdhëroi vrasjen e komandantit të Gardës Revolucionare iraniane Kasem Sulejmani në Bagdad në janar të vitit 2020.
Foto: Arkivi i MIA-s