Në qendrën e pranimit në Shëngjin kanë mbërritur tetë emigrantë
- Me anijen "Libra" në qytetin portual shqiptar, Shëngjin, këtë mëngjes kanë mbërritur tetë emigrantë, të cilët para tre ditëve kanë mbërritur nga Italia. Gjashtë emigrantë, me origjinë nga Egjipti, si dhe dy nga Bangladeshi kanë zbarkuar nga anija nën masa të rrepta sigurie, të cilët pas kontrolleve të domosdoshme do të dërgohen në kampin në Gjadër.
Tiranë, 8 nëntor 2024 (MIA) - Me anijen "Libra" në qytetin portual shqiptar, Shëngjin, këtë mëngjes kanë mbërritur tetë emigrantë, të cilët para tre ditëve kanë mbërritur nga Italia.
Gjashtë emigrantë, me origjinë nga Egjipti, si dhe dy nga Bangladeshi kanë zbarkuar nga anija nën masa të rrepta sigurie, të cilët pas kontrolleve të domosdoshme do të dërgohen në kampin në Gjadër.
Qeveria italiane e kryeministres Xhorxha Meloni e shfrytëzon këtë anije që të pranojë në det emigrantë, burra të rritur dhe të shëndetshëm, të cilët vijnë nga vende që konsiderohet si cila konsiderohen si jo të sigurta dhe t'i përcjellë fillimisht në qendrën e pranimit në Shëngjin, e pastaj në Gjadër, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë në nëntor të vitit të kaluar.
Në datën 16 të muajit të kaluar, ka mbërritur grupi i parë prej 16 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, katër prej të cilëve duhej të ktheheshin menjëherë në Itali, pasi dy persona ishin të mitur dhe dy me gjendje të rënduar shëndetësore.
Por vetëm një ditë pasi u akomoduan, 12 të mbeturit u kthyen pasi një gjykatë në Romë vendosi se dy vendet e tyre të origjinës nuk ishin në listën e vendeve të sigurta.
Sipas marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të akomodohen 3.000 emigrantë në muaj ose 36.000 në vit, të cilët do të presin përgjigjen për azil nga autoritetet italiane. mb/