Borrell: BE-ja i hedh poshtë përpjekjet për dhënie të legjitimitetit të a.q Republika Turke Qiproja Veriore
- Bashkimi Evropian i hedh poshtë përpjekjet e përhershme të Organizatës së shteteve turkofone për dhënie të legjitimitet të "entitetit secesionist të turqve qipriotë", të ashtuquajtur Republika Turke Qiproja Veriore e njohur ndërkombëtarisht, gjatë Samitit të fundit të saj që u mbajt në Bishkek, porositi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell.
Bruksel, 8 nënor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian i hedh poshtë përpjekjet e përhershme të Organizatës së shteteve turkofone për dhënie të legjitimitet të "entitetit secesionist të turqve qipriotë", të ashtuquajtur Republika Turke Qiproja Veriore e njohur ndërkombëtarisht, gjatë Samitit të fundit të saj që u mbajt në Bishkek, porositi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell.
"Shprehim keqardhjen tonë për përpjekje të tilla që bien ndesh me parimin e respektimit të integritetit territorial të përcaktuar në Kartën e KB-së", shton Borrell në deklaratën me shkrim.
Ai thekson më tej se BE-ja rithekson se si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të KB-së, njeh vetëm Republikën e Qipros.
Organizata e Shteteve Turkofone, e cila u krijua në vitin 2009, në vitin 2022 i dha statusin e vëzhguesit të ashtuquajturës Republika Turke e Qipros Veriore.
Anëtarë të Organizatës janë Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani, Turqia dhe Uzbekistani, dhe Turkmenistani, Hungaria dhe Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë Qendrore kanë statusin e vëzhguesve.
Republika Turke e Qipros Veriore u shpall më 15 nëntor 1983, si pasardhëse e të ashtuquajturit Shteti Federal Turk i Qipros, i krijuar në vitin 1975 në territorin e Qipros nën kontrollin turk. Forcat turke morën kontrollin e Qipros veriore në verën e vitit 1974 pas një grushti shteti ushtarak në Nikosia dhe një junta ushtarake e përbërë nga grekë etnikë njoftoi një plan për të aneksuar ishullin në Greqi. mb/