• сабота, 09 ноември 2024

Amerikanët po kërkojnë në Google si të largohen nga vendi pas fitores së Trampit

Amerikanët po kërkojnë në Google si të largohen nga vendi pas fitores së Trampit

San Francisko, 8 nëntor 2024 (MIA) - Pasi që sondazhet dalëse në SHBA filluan ta bëjnë me dije presidencën e dytë të Donald Trampit, shumë amerikanë tashmë filluan të kërkojnë zgjidhje tjetër - largimin jashtë vendit.

Kërkimet në Google për "shpërngulje në Kanada" kërcyen për 1.270 për qind në 24 orët e para pas mbylljes së vendvotimeve në bregun lindor të SHBA-së, tregojnë të dhënat e kompanisë. 

Kërkimet e ngjashme për shpërngulje në Zelandë të Re janë rritur për pothuajse 2.000 për qind, përderisa për në Australi u rritën për 820 për qind.

Të mërkurën vonë në mbrëmje, në bregun lindor amerikan, kërkimet në Google për emigrim arritën nivel rekord për të tre vendet, sipas përfaqësuesit të kompanisë.

Kërkuesi nuk jep numra absolut, por të dhënat nga ueb-faqja "Emigrim Zelandë e Re" tregojnë se faqja ka regjistruar rreth 25.000 shfrytëzues të rinj më 7 nëntor, në krahasim me 1.500 ditën e njejtë të vitit të kaluar.

Disa avokatë për emigracion gjithashtu janë vërshuar me pyetje.

Entuziazmi i papritur për emigrim e pasqyron interesin për largim jashtë vendit, i vërejtur pas fitores së Trampit në vitin 2016. Kësaj radhe, rizgjehdja e republikanit erdhi pas fushatës posaçërisht të ndarë në të cilën pothuajse tre të katërtat e votuesve amerikanë dekalruan se besojnë se demokracia amerikane është e kërcënuar, sipas anketat dalëse të Edison Risërç.

Shumë amerikanë, gjithashtu, janë shqetësuar se presdienca e tij mund t'i ndajë plotësisht demokratët dhe republikanët për çështje si raca. gjinia, arsimi dhe të drejtat e riprodhimit. ab/

 

Остани поврзан