• среда, 25 декември 2024
MIA Flesh

15:00/23 dhjetor/2024

Shkup - Qeveria ka bërë pjesën e saj dhe tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucionet, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti. "Mesazhi i Qeverisë është se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me rastin e Grubit dhe të tjerëve, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas nënshkrimit të sotëm të Letrës së qëllimit për të mbështetur projektin e parë për kar-shering 100 për qind elektrik, në hapësirat e Qeverisë.

Shkup - Letër për qëllime për mbështetje të projektit të parë për kar-shering 100 për qind elektrik, përkatësisht sistem për ndarjen e automjeteve elektrike, të kompanisë private sllovene "Avant kar" nënshkruan sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Shkup - Diplomacia parlamentare është shumë e rëndësishme. Bashkëpunimi mes parlamenteve të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me bisedime ndërmjet grupeve të miqësisë fillimisht në Shkup, e më pas në Stamboll dhe Ankara. Në të ardhmen do të mundohemi të shfrytëzojmë sa më shumë nga të gjitha mundësitë që ofron diplomacia parlamentare, ka deklaruar në një intervistë për MIA-n, kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulmush. Ai tregon për marrëdhëniet miqësore dhe të ngushta mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë dhe thotë se këto marrëdhënie do të reflektohen edhe mes dy kuvendeve.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot mbajti fjalim në seancën e tretë të Këshillit për koordimin dhe monitorim të procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur për periudhën 2024-2026, njoftojnë nga Ministria. Në fjalimin përshëndetës, ministri theksoi rëndësinë e Partneritetit për qeverisje të hapur si iniciativë strategjike për modernizimin e administratës publike dhe për ofrimin e Qeverisë më efikase, transparente dhe llogaridhënëse, e cila është në shërbim të qytetarëve.

Shkup - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot ka kryer pagesën e subvencioneve për vitin 2024. Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë, nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024. Janë paguar 294.212.786,00 denarë për 4.533 prodhues të qumështit të lopës, deles dhe dhisë, të regjistruar si kultivues të bagëtisë, deleve dhe dhive, të cilët qumështin e prodhuar e kanë dorëzuar tek blerësit e regjistruar të qumështit të papërpunuar gjatë muajve janar, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor 2024.

Manastir - Nisma kryesore është revokimi i një kryetari komune, i cili besojmë se do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në punën e përditshme të vetëqeverisjeve lokale dhe mjeti i dytë që duam të parashikojmë në zgjidhjen ligjore është futja e mbikëqyrjes komunale, e cila do të jetë nën ingirencat e vetëqeverisjes lokale, deklaroi ministri i vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski. Në një ngjarje konsultative në Manastir në të cilën morën pjesë kryetarë komunash nga rajoni i Pellagonisë dhe ai jugperëndimor, ministri Perinski theksoi se zgjidhja e re ligjore do të modernizojë Ligjin aktual për Vetëqeverisje Lokale.

Shkup - Seanca përgatitore për Ligjin për gjuhë pritet të mbahet në periudhën nga data 19 deri më 21 mars, deklaroi kryetri i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Ai informoi se nesër gjykata do të ketë takim pune të rregullt, në të cilën do të vërtetohen lista e pjesëmarrësve dhe çështjeve kontestuese juridike lidhur me nismat e këtij ligji. "Pres se gjatë ditës së nesërme të vërtetohen edhe çështjet kontestuese dhe juridike dhe lista e pjesëmarrësve. Ne kemi propozim nga gjykatësi raportues, poir secili është i lirë të propozojë", tha Kostadinovski.

Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike rikujton tatimpaguesit që kanë detyrim të dorëzojnë raportet e TVSH - 04, se afati përfundon të mërkurën, më 25 dhjetor 2024. Deri sot, sipas DAP-it, prej gjithsej 7,397 raporte të pritura të TVSH- 04 janë dorëzuar vetëm 1,831, që është vetëm 24.75 për qind e numrit të përgjithshëm. Mbeten edhe 5,566 TVSH - 04 deklarata të cilat duhet të dorëzohen në dy ditët e mbetura. Sipas të dhënave, përqindje më e madhe e raporteve të dorëzuara të TVSH - 04 është evidentuar në Drejtorinë Rajonale Tetovë (DR), ndërsa përqindja më e vogël vërehet në DR Manastir.

Shkup - Prej sonte në mesnatë dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë deri në një denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,46 për qind. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet për gjysmë denarë dhe do të arrijë 71 denarë për litër, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohet për një denarë dhe do të arrijë 70,5 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPER BS-95 edhe më tutje mbetet 76,5, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të vazhdojë të shitet për 79 denarë për litër.

Shkup - Është ndërprerë kontrata me "Energoinvest" ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kontraktues për ndërtimin e largpërçuesit  400 kV nga TS Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni e Veriut - Shqipëri, informojnë nga Sh.A. Mepso dhe paralajmëroi se do të inicojë procedurë të re për prokurim publik sipas udhëzimeve të BERZH-it për përzgjedhjen e një kontraktori të ri i cili do të vazhdojë me zbatimin e projektit. Sh.A. MEPSO në korigjimin e kumtesës që paraprakisht e ka dërguar për media, thekson se mospërmbushja e detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesat e kontraktorit për pagesa shtesë çuan në ndërprerjen e patjetërsueshme të kontratës. Kjo situatë, theksojnë, rezultoi me pamundësinë për të arritur një dakordësi midis dy palëve.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende në rrugë të lagështa, në disa vende të larta me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve tona të kujdestarisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm shënohen në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë. Nga aty shtojnë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, si dhe se NP Rrugët e Maqedonisë me të gjithë mekanizmin dhe fuqinë punëtore në dispozicion është e përfshirë në pastrimin e rrugëve.

Shkup - Nga LAMM njoftojnë se nga ora 11:55 është vendosur ndalesë e qarkullimit të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Dibër - Mavrovë. Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.

Shkup - Për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Manastir - Resnjë përmes qafës malore Gjavatë, vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese. Nga ora 14:00 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Resnjë - Ohër përmes qafës malore Bukovë, vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese.  Më herët nga LAMM njoftuan se është vendosur ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese, në aksin rrugor Dibër - Mavrovë, Tetovë - Kodra e Diellit dhe Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.

Shkup - Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë me reshje lokale kryesisht bore. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Nga e shtuna, siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të vijojë një periudhë të qëndrueshme, të thatë dhe më tej të ftohtë.

Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan edhe njëherë bëri thirrje për miratimin e një kushtetute të re, njoftojnë mediat turke. Ai u bëri thirrje partive opozitare në veçanti të mbështesin propozimin e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për një kushtetutë të re. "Edhe pse opozita nuk i dëgjon thirrjet tona të sinqerta, ne kemi nevojë për një kushtetutë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe liberale të bërë nga qytetarët", tha Erdogani në fundjavë. Ai hodhi poshtë akuzat se inciativa ishte diktuar nga motive politike.

Berlin - Rezultatet e ankestës më të fundit të INSA të kryer për gazetën Bild tregojnë se liderja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD), Alis Vajdel ka mbështetjen më të madhe nga qytetarët. Anketa tregon se 24 për qind e gjermanëve deklaruan se do të votonin për Vajdelin për tu bërë kancelarja e re federale. Vajdeli ka përparësi prej katër për qind para Fridrih Mercit të Unionit Kristian Demokrat (CDU).

Bukuresht - Presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis sot i dha mandatin për formimin e qeverisë kryeministrit aktual, Marsel Çollaku. Partia socialdemokrate e Çollakut në anketat e zgjedhjeve parlamentare të 1 dhjetorit ishte në vendin e parë. Për mandatarin dhe qeverinë e re duhet të debatohet në Parlament. Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas atyre presidenciale, ndërsa në rrethin e parë ka fituar kandidati  ultra i djathtë, Kalin Gjeorgjesku, ndërsa Çollaku ishte i treti. Disa ditë para rethit të dytë nga zgjedhjet presidenciale, më 8 dhjetor Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet presidenciale pasi u shfaqën akuza për manipulim të zgjedhjeve dhe për ndërhyrje ruse.

Bukuresht - Krin Antonesku është zgjedhur si kandidati i përbashkët presidencial i tre partive pro evropiane në Rumani, kumtoi Ilie Bolozhan, lideri i Partisë Kombëtare Liberale (PKL). Marrëveshja për koalicion u nënshkrua nga Partia Social Demokratike (PSD), PKL, Lidhja Demokratike e Hungarezëve në Rumani (LDHR) dhe përfaqësues të pakicave etnike. Synimet kryesore janë ruajtja e vendit të Rumanisë në BE dhe NATO dhe mbrojtja e identitetit kombëtar. "Një qeveri e qëndrueshme në këtë periudhë të vështirë është çelësi për reforma dhe zhvillim", deklaroi Bolozhan.

Paris - Franca njoftoi zbatimin e masave të shtuara të sigurisë, të ngjashme me ato të Lojërave Olimpike, gjatë tregjeve të Krishtlindjeve, të cilat tërheqin një numër të madh vizitorësh në të gjithë vendin. Masat parashikojnë kontroll të rreptë mbi personat e identifikuar si kërcënime të mundshme për sigurinë, duke përfshirë kufizimet në lëvizje. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se këto masa janë pjesë e strategjisë për parandalimin e sulmeve terroriste, veçanërisht pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani. Megjithatë, juristët dhe aktivistët e kritikojnë zbatimin e masave të njohura si MIKAS, të cilat lejojnë mbikëqyrjen administrative pa procedura gjyqësore.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot ua ndryshoi dënimet 37 nga gjithsej 40 të dënuarve me vdekje. Sipas vendimit 37 të dënuarve iu ndryshua dënimi me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Me këtë Bajdeni e pamundësoi planin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për të përshpejtuar ekzekutimin e dënimeve me vdekje. Vendimi për falje i një presidenti nuk mund të anulohet nga pasardhësi i tij.

 

Остани поврзан