• среда, 25 декември 2024
MIA FLESH

09:00 / 23 dhjetor / 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit të madh nacional të Turqisë, Numan Kurtulmush, i cili është në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në intervistë për MIA-n thotë se bashkëpunimi parlamentar vijon marrëdhëniet e përgjithshme miqësore dhe dypalëshe ndërmjet dy vendeve, por gjithashtu pret një rritje të dyfishtë të investimeve turke në vend. "Siç edhe ju e theksuat, ka marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve që reflektohen në vetë bashkëpunimin ekonomik. Sa i përket vëllimit të tregtisë dypalëshe mes dy vendeve tona, vëllimi tregtar është afër një miliard dollarë dhe mendojmë se është i pamjaftueshëm. Ne besojmë se qarkullimi dypalësh prej dy miliardë dollarësh është një synim real që mund të arrihet dhe e di që të dyja palët kanë vullnet për të zhvilluar tregtinë dypalëshe. E dimë se në vend ka një numër të madh të investitorëve turq, të cilët sipas njohurive dhe informacioneve që kam, ofrojnë punësim për mbi 10 mijë qytetarë të këtij vendi", tha Kurtulmush.

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, në një ngjarje të përbashkët në Qeveri do të kumtojnë detaje të iniciativës për përmirësimin e cilësisë së ajrit. "Bëhet fjalë për iniciativë e cila do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljen e rrëmujës në komunikacion dhe zhvillimin e zgjidhjeve moderne të transportit që janë efikase energjetike dhe në dispozicion për të gjithë qytetarët", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor.

Shkup – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajë Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, në rend dite të të cilit është debati për amendamentet e Propozim-ligjit për libra. Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim ligji për përfundimin e vlefshmërisë të Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Teknologji Bërthamore të Republikës së Maqedonisë – lexim i dytë, si dhe Propozimi i ligjit për Kornizë Kombëtare të Kualifikimeve në lexim të dytë. 

Shkup – Për shkak të një defekti në HKZ (hidrantin kundër zjarrit) F 80mm në bulevardin 8 Shtatori para hyrjes drejt “Zhan Mitrevit”, ndërprerje në furnizimin me ujë do të ketë spitali “Zhan Mitrev”. Siç bëri të ditur NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, furnizimi me ujë do të jetë i ndërpresë prej orës 9 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Pa energji elektrike sot do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të komunave të Aerodromit, Sarajit dhe Kisella Vodës, ndërsa nesër shfrytëzuesit nga Komuna e Karposhit. Ashtu siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa furnizim me energji elektrike, sot prej orës 7:00 deri në 16:00 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga "Bozhin Nikolov", "Haxhi Trajko" dhe "Lisiçe e Epërme", në pjesën drejt fshatit Lisiçe e Poshtme.

Shkup – Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut dhe borës në vendet më të ulëta, ndërsa në male dhe vendet më të larta të borës. Reshjet do të jenë më të mëdha në pjesët perëndimore dhe lindore ku në male do të rritet shtresa ekzistuese e borës, ndërsa shtresë më e vogël e borës do të formohet edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e mesme deri e fuqishme, ndërsa gjatë natës erë e fuqishme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 2 deri 7 gradë.

Manastir - Në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir sot do të mbahet ngjarja e parë konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ngjarjen do ta hapë ministri i këtij dikasteri, Zllatko Perinski, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jetë një pjesë e ekipit të ekspertëve të përfshirë në proces - prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti. Gjithashtu, është paralajmëruar prania e kryetarit të Manastirit, Toni Konjanovski, si dhe kryetarëve të komunave nga rajoni Jugperëndimor dhe rajoni i Pollogut.

Prishtinë - Qeveria e Kosovës siguroi nga 100 euro ndihmë shtesë të njëfishtë për pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, njoftuan mediat kosovare. Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kjo nuk është vetëm dhuratë për fundvit, por edhe investim për mirëqenien e fëmijëve në Kosovë pa dallim etnie, si dhe mbështetje për pensionistët.

Havanë - Një tërmet me intensitet prej 5,9 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot Kubën, kumtoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 25 kilometrash dhe epiqendra 53 kilometra nga Bajamo në drejtimin jug-juglindje.

Berlin - Në qytetin gjerman Bremerhaven, policia arrestoi një burrë i cili në një video në Tik-Tok u kërcënua se do të kryente veprime kriminale në tregun lokal të Krishtlindjeve, njoftoi DPA. Policia arriti shpejtë të identifikonte burrin pasi mori një informacion në lidhje me videon në rrjetet sociale. Detaje të identitetit të tij dhe planeve të sulmit nuk janë bërë të ditura.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaroi se kritikat e ashpra që presidenti ukrainas Volodomir Zelenski i drejtoi kancelarit gjerman Olaf Sholc ishin "të padrejta", publikuan sot mediat gjermane. Edhe pse Gjermania është aleate e besueshme e Ukrainës, mosgatishmëria e Berlinit zyrtar për t'i dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë "Taurus" ka qenë një burim pakënaqësie në Kiev.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron dhe kandidati i tij për kryeministër Fransoa Bajru zhvilluan mbrëmë një takim në Pallatin e Eliseut si pjesë e finalizimit të kabinetit të Bajrus, që pritet të shpallet sot ose nesër, njoftojnë mediat franceze. Bajru është kryeministri i gjashtë gjatë viteve të pushtetit të Makronit. Ai u nominua për këtë funksion pas rënies së qeverisë së Mishel Barnie, të cilës iuu votua mosbesimi në Parlament për shkak të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Seul - Më shumë se 1.000 ushtarë koreanoveriorë janë vrarë ose plagosur në luftën e Rusisë me Ukrainën, kumtoi Shtabi i Përbashkët i Armatës së Koresë së Jugut. "Vlerësojmë se ushtarët koreanoveriorë, të cilët kohët e fundit u angazhuan në luftime me forcat ukrainase, kanë pësuar rreth 1.100 viktima", thuhet në kumtesën e Shtabit të Përbashkët. 

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur i amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. "Putini tha se dëshiron të takohet me mua sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu që ne e presim atë. Ne duhet t'i japim fund kësaj lufte", tha Trampi, duke folur në një konferencë në shtetin federal amerikan të Arizonës.

Uashington - Adminstrata e presidentit amerikan në largim Xhozef Bajden është e shqetësuar se Irani mund të fitojë armë bërthamore, tha mbrëmë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan. Salivan deklaroi për Si-En-En se e informoi ekipin e Presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp për kërcënimin, duke theksuar se ekziston rreziku që Irani të refuzonte premtimin e tij për të mos prodhuar armë bërthamore. Ai gjithashtu vuri në dukje se SHBA kishte diskutuar për këtë me Izraelin.

Остани поврзан