• четврток, 26 декември 2024
MIA Flesh

15:00/25 dhjetor/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, bëri thirrje se është koha për një hap të guximshëm drejt BE-së, sipas shembullit të atij të të vitit 2004, i cili, siç theksoi, do të shënojë ribashkimin, gjegjësisht riintegrimin e rajonit në BE. "Ballkani është pjesë e natyrshme e Evropës: gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Ideja evropiane është një filozofi politike unike e mbështetur nga të gjithë aktorët politikë, partitë dhe qytetarët në rajon. Anëtarësimi në BE do të jetë një motiv i fuqishëm për ndryshime demokratike në rajon, gjë që do të parandalojë përgjithmonë kërcënimet dhe destabilizimin nga nacionalistët e frustruar dhe do të garantojë paqe të qëndrueshme", theksoi Siljanovska Davkova.

Shkup - Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeveria është pikërisht në atë drejtim, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe u kërkoi falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth poblemeve lidhur me çerdhen e fëmijëve, një temë që ishte aktule këto ditë në opinion. "Sot në mëngjes kam biseduar me Fatmir Limanin dhe gjatë ditës, anëtarët e kabinetit të tij, shefi i kabinetit do të hyjë në komunikim me administratën në Komunën e Haraçinës dhe në Komunën e Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet gjithçka që ka qenë temë në opinioni këto ditë, sepse janë marrë pëlqimet", tha Mickoski.

Shkup – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot nuk deshi t’i komentojë rastet me amnistinë e paralajmëruar për organizatorët në ngjarjet e 27 prillit dhe rastin me keqpërdorimin e parave në “Lotarinë Shtetërore”. “Ai është vendim gjyqësor. Nuk kam çka të shtoj, çka të komentoj. A ju kujtohet edhe gjatë debatit edhe gjatë bastisjes kishte deklarata kontroverse nga shumë prej pjesëmarrësve në këtë proces kështu që do të përmbahem nga çfarëdo lloj komenti shtesë”, tha kryeministri Mickoski, i cili ishte në fillimin e projektit për rikontsruimin e rrugës drejt Manastrit “Pelenicë” në Komunën Kisella Vodë.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski bashkë me kryetarin e Komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski, sot, mori pjesë në fillimin e rekonstruimit të rrugës nga aksi rrugor Draçevë drejt Manastirit “Pelenicë” në Komunën Kisella Vodë.  Mickoksi theksoi se me projektin i cili është financuar nga Buxheti qendror i Qeverisë, do të shtohet vlerë në cilësinë e jetës së qytetarëve nga ky vendbanim. “Ky është një nga ato projekte që janë pjesë e projektit të financuar nga Qeveria, përkatësisht mjetet që janë rialokuar nga buxheti qendror drejt komunave, këtu, në Kisella Vodë, do të kemi edhe disa projekte të tilla, po përgatiten edhe projekte të tjera për periudhën që vijon, përkatësisht për thirrjen e ardhshme.  Jam i sigurt se me projekte si ky do të shtojmë vlerë në cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij vendbanimi, të komunës Kisella Vodë, por siç tha kryetari i komunës edhe të komunës fqinje, Studeniçan.  

Shkup - Një pagesë e madhe historike për subvencione për bujqit është bërë si kurrë më parë që nga pavarësia e Maqedonisë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi dje publikoi se ka filluar pagesa e subvencioneve për bujqit. "Dhe kjo është diçka që realisht paraqet një arritje të madhe, vetëm në periudhën e fundit janë paguar më shumë se 28 milionë euro. Ndryshe, gjithsej në tërë vitin, e sidomos në gjashtë muajt e fundit janë paguar 400 milionë më shumë se sa është rezultati më i lartë historikisht. Por këtu nuk duhet anashkaluar dhe harruar se kemi çmimin më të lartë historik për kultivuesit, për kultivuesit e duhanit, për kulturat e tjera bujqësore që realisht përfaqësojnë rekorde të jashtëzakonshme, të cilat nuk janë vënë re deri më tani", theksoi kryeministri.

Shkup - Institucionet prej sot do të reagojnë në lidhje me çmimet në markete, ndërsa nëse tregtarët vazhdojnë të rrisin çmimet e produkteve të caktuara, reagimi do të jetë edhe më i fuqishëm në periudhën në vijim, paralajmëroi sot kryeministri, Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas fillimit të projektit për rindërtimin e rrugës drejt Manastirit "Pelenicë" në Komunën e Kisella Vodës, kryetari i Qeverisë nuk tha se me çfarë masash do të përballen tregtarët, por theksoi se qytetarët do ta dëshmojnë atë në periudhën që pason.

Shkup - Nëse tregtarët nuk tregojnë përgjegjësi më të madhe shoqërore dhe nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të vendosim masa më rigoroze si kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren dhe po analizojnë se si kanë lëvizur çmimet në tre muajt e fundit. Për dy deri në tre ditë do të përfundojnë analizat dhe më pas do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze. Durmishi u bëri thirrje tregtarëve që në këtë sezon festash të korrigjojnë çmimet e produkteve më të nevojshme.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot mbajti konferencë për media, në të cilën informoi për aktivitetet që do t’i ndërmarrë Ministria e Ekonomisë dhe Punës për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. "Ministria e Ekonomisë dhe Punës, dhe unë, si ministër, që nga fillimi i mandatit tim kam thënë se një nga qëllimet kryesore në të cilat do të punojë, është përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve.  Dhe këtë e treguam në vepër në fillim të vjeshtës duke miratuar masat për kufizimin e marzhit fillimisht te pajisjet shkollore, e më pas te disa nga produktet ushqimore bazë.  Me këtë masë, siç thashë dhe siç treguan statistikat, kemi arritur gjatë kohëzgjatjes së masës të ulim shenzimet e qytetarëve deri në 3.000 denarë në bazë të dy masave", tha Durmishi.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot, në konferencë për shtyp në Qeveri, kumtoi se për gjashtë muaj janë paguar mbi 4,3 denarë subvencione, ndërsa për dy ditë janë transferuar 1,7 miliardë denarë për rreth 78.000 bujq. Siç theksoi Tripunovski, Qeveria e tregon kujdesin për bujqit në vepër. "Qeveria me ribalancin siguroi mbi 1.250.000.000 denarë që t'i paguajë obligimet e mbetura ndaj bujqit e Maqedonisë së Veriut. Punuam me mund gjatë gjashtë muajve të kaluar dhe i paguam të gjitha obligimet e mbetura nga vitet paraprake me vlerë mbi 2,5 miliardë denarë. Dy ditët e kaluara, kemi paguar subvencione për vitin 2024. Mbi 294 milionë denarë ndaj 4.533 prodhuesve të qumështit të të lopës, deles dhe dhisë janë paguar për gjashtë muajt e parë të vitit, me rreth 83 milionë denarë ndaj 10.727 bujqve është paguar masa 1.4 Pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqen bujqësore, ndërsa më shumë se 392 milionë denarë ndaj 23.626 bujqve janë realizuar për masën 1.1 Pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqe bujqësore për të gjitha kulturat bujqësore", tha miniustri.

Shkup - Numri i bujqve të regjistruar në vend sot është rreth 65.000, për dallim nga dhjetë vite më parë kur ishte 90.000, vreshtëria është në rënie serioze, ndërsa blegtoria numëron 140.000 krerë të bagëtive të mëdha, edhe pse gati një dekadë më parë kishte 260.000, thotë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Tripunovski sot, në konferencë për media, tha se Qeveria po merret me pagesën e subvencioneve të vonuara, që është dashur t'u paguhen të gjithë bujqve.

Shkup – Rekomandimet janë një, ndërsa atë që e krijojmë ne si shtet është krejt çështje tjetër, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski lidhur me rekomandimin e Bankës Botërore për heqjen e subvencioneve për duhanin. Sipas Tripunovskit, prodhimtaria e duhanit është degë shumë e rëndësishme për shtetin tonë, ndërsa prodhojmë edhe duhan shumë cilësor që është shumë i kërkuar nga jashtë.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme shpall konkurs për pranimin e nëpunësve të uniformuar të policisë, policisë kufitare dhe njësiteve speciale të policisë dhe ju bënë thirrje të gjithë të interesuarve që të paraqiten. "Bëhu polic. Bëhu human. Krijo rend. Mbroji qytetarët. Ti posedon guxim, solidaritet dhe ndershmëri. Morali i lartë, integriteti dhe disiplina, nëse këto janë cilësitë tuaja njerëzore, atëherë policia është zgjedhja e duhur për ju. Roli i policisë është vendimtar në një shoqëri, sepse ajo është garantuese e mbrojtjes, sigurisë dhe shtetit ligjor, të cilat janë bazë për përparimin dhe prosperitetin ekonomik të shtetit dhe të gjithë qytetarëve në të. Policia punon për parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjitha llojeve të krimeve. Ndaj bëhu ndër më të mirët, bëhu gjithmonë i pari, bëhu polic", thonë nga MPB.

Shkup - Masa ishte ndoshta e paramenduar mirë, por krejtësisht gabimisht e zbatuar, kështu sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski ka vlerësuar projektin e Qeverisë së kaluar "Racion i shëndetshëm për çdo fëmijë" me të cilin në kopshe dhe në shkolla fillore janë shpërndarë pemë të freskëta vendore. Ai paralajmëroi modifikimin e masës për vitin 2025.

Shkup – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme mori vendime për emërimin e gjykatësve Bekim Mehmedi dhe Mirosllav Georgievski për u.d. kryetarë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe Gjykatën Themelore Kratovë. Në debatin e shkurtër të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ishte thënë se u.d. kryetar i Gjykatës së Apelit Gostivar kandidat i vetëm i paraqitur është gjykatësi Mehmedi, kryetari i deritanishëm i kësaj Gjykate. Për këtë kandidat Komisioni i formuar ka konfirmuar se i përmbush kushtet, pas çka është marrë vendim që të vazhdojë si u.d. kryetar derisa nuk bëhet zgjedhja e kryetarit të GJA në Gostivar, për çka procedura është në vijim dhe është në fund.

Shkup - Grupi parlamentar i "Frontit Evropian" sot theksoi se presin që presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e sotëm vjetor të japë mesazhe për miratim më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese. Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e cila është pjesë e "Frontit Evropian", theksoi se pret që presidentja e vendit të respektojë Kushtetutën dhe të drejtohet me emrin të cilin e ka shteti – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Integrimet evropiane janë peng i interesave të eksponentëve të Qeverisë, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e "Frontit Evropian", Zijadin Sela, kur vlerëson zhvillimet politike në vend në vitin e kaluar. Ai ka uruar të gjithë qytetarët për festat e Vitit të Ri, duke u dëshiruar që viti 2025 të jetë më stabil, që Maqedonia të jetë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. "Është më se e qartë dhe duhet të jemi të hapur me ju si qytetarë se Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut është e vetmja zgjidhje, e vetmja rrugë në të cilën duhet të lëvizim si shoqëri. Të gjithë ata që sot flasin për shtetin e së drejtës, për luftën kundër korrupsionit, nuk e kuptojnë se ne nuk kemi një luftë në këtë mënyrë kundër korrupsionit. Ne nuk kemi një shtet juridik, por kemi një gjyqësor të politizuar në të cilin jemi në një situatë ku kalojmë nga një ndikim në tjetrin. Duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe veçanërisht për qytetarët se do të kemi një shtet ligjor të jemi sa më afër Bashkimit Evropian. Do të kemi luftë kundër korrupsionit të jemi sa më afër Bashkimit Evropian. Do të jemi shtet më stabil dhe më demokratik, sa më afër BE-së dhe aq më shpejt do të jemi anëtar i barabartë i BE-së", tha Sela.

Shkup - Me rastin e gjashtë muajve të punës së Qeverisë, LSDM-ja opozitare sot në një konferencë për shtyp kritikoi politikat e koalicionit aktual në pushtet, para së gjithash në ekonomi dhe në gjyqësor. Lideri i LSDM-së Venko Filipçe tha se po vendoset "partizim total në institucione dhe po uzurpohet gjyqësori", ndërsa tensionet etnike në shoqëri i quajti "të ashtuquajtur konflikt” mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për të larguar vëmendjen nga problemet reale. Në aspektin ekonomik, ka treguar se qeveria ka braktisur politikat e LSDM-së për rritjen e pagave, në vend që t'i zvogëlojë pagat e funksionarëve, ato kanë mbetur të pandryshuara, nuk ka pranuar asnjë amendament nga LSDM-ja për buxhetin e vitit 2025, siç tha për të shfuqizuar të dielën është ditë jopune dhe po "komplotohet"  zhvendosja  e kufirit për moshën e pensionit.

Shkup - Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica" - Shkup gjatë 24 orëve të kaluara kanë filluar me aktivitetet për heqjen e borës dhe hedhjen e kripës në të gjitha bulevardet dhe pikat kritike të qytetit. Nga NP "Rrugë dhe rrugica"- Shkup sot kumtuan se kanë intervenuar duke hedhur 45 tonë kripë industriale në të gjitha pikat e zeza kritike dhe në bulevardet dhe rrugët më të mëdha të qytetit me shtatë automjete speciale të qytetit të Shkupit.

Tetovë  - IN Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut - Tetovë, me kënaqësi të veçantë ju njofton për Koncertin e Fundvititi, i cili do të mbahet më 28.12.2024 (e shtunë), me fillim nga ora 19:00, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë. Në koncertin përmbyllës të realizuar në kuadër të Programit Vjetor të Ansamblit Muzikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Tetovë, do të interpretohen hitet më të mëdha pop nga artistë dhe bende të njohur si Sting, Michael Bublé, Tina Turner, Andrea Bocelli dhe shumë të tjerë, në intepretim të artistëve tanë të njohur: Fjolla Ibraimi, Leotrim Zejnula, Elita Ziberi, Shpëtim Mustafa dhe Vullnet Neziri, të shoqëruar nga orkestra profesionale nën drejtimin e dirigjentit Premtim Etemi.

 

Tetovë - Komuna e Tetovës njofton se nga sot nuk ka asnjë borxh të pagave, të trashëguara, ndaj punonjësve të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetova-Tetovë. Të gjitha pagat e mbetura janë paguar në plotësi, duke përfshirë katër pagat e prapambetura që kishin mbetur nga periudhat e kaluara. Ky veprim, thuhet në kumtesën Zyres për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Komunës së Tetovës, tregon qartë angazhimin e Komunës së Tetovës për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo punonjësi të NPK-së, të cilët janë një pjesë e rëndësishme e strukturës sonë dhe punojnë çdo ditë për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët. Komuna e Tetovës ka demonstruar një angazhim të palëkundur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj të punësuarve dhe për t’u siguruar që ata të trajtohen me respekt dhe në përputhje me ligjin.

Prishtinë - Ministri serb të Infoirmatave dhe Telekomunikacionit, Dejan Ristiq mbrëmë iu ndalua hyrja në Kosovë. Në kumtesën e Ministrisë thuhet se "edhe pse vizita e Ristiqit u paralajmëruar në akjtim me procedurat, atë një orë para se të arrijë në Kosovës, iu ndalua hyrja". Është paraparë që Ristiq të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të javores "Jedinstvo".

Tiranë - Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria beson në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete, ndërsa shprehu bindjen se “asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë”. Në darkën tradicionale të fundvitit me përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Shqipëri, Rama uroi që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës.

Ankara - Forcat ushtarake turke kanë vrarë 21 luftëtarë kurdë në Sirinë veriore dhe Irak, kumtoi sot Ministria turke e Mbrojtjes. Në kumtesë theksohet se në Sirinë veriore u vranë 20 luftëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe të kurdëve sirianë nga "Forcat për Mbrojtje të Popullit" (YPG) të cilët po përgatiteshin për të nisur sulm. "Operacionet tona do të vazhdojnë në mënyrë efektive dhe me vendosmëri", shtohet në deklaratë.

Moskë - Ministria ruse e Mbrojtjes, pas sulmit të sotëm ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, kumtoi se "Qëllimi është arritur". "Forcat ruse kanë kryer sulm masiv me armë precize me rreze të gjatë veprimi dhe dronë në objektet kritike të infrastrukturës energjetike në Ukrainë, që sigurojnë punë për kompleksin ushtarako-industrial", theksohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Në kumtesë theksohet se qëllimi i sulmit është arritur dhe se "të gjitha objektivat janë goditur".

Astana - Mediat e Kazakistanit kumtuan se 32 persona i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve në afërsi të Aktaua, ndërsa 32 kanë vdekur. Ministria e Transportit e Kazakistanit kumtoi se në aeroplan kishte shtetas të pesë vendeve - 37 Azerbajxhanë, gjashtë shtetas të Kazakistani, tre shtetas të Kirgistanit dhe 16 rusë. Agjencia ruse për mbikëqyrje të trafikut ajror bën të ditur se të dhënat fillestare tregojnë se piloti ka vendosur të bëjë një ulje emergjente pasi aeroplani ka goditur një zog. Aksidenti i aeroplanit ka ndodhur në mëngjes, kur një aeroplan i Azerbajxhanit po fluturonte nga Baku në Grozni, por u riorientua për shkak të mjegullës në Çeçeni. Në vend të kësaj, u detyrua të bënte një ulje emergjente tre kilometra nga Aktau, Kazakistani perëndimor.

Islamabad - Përfaqësuesi i Qeverisë talibane të Afganistanit deklaroi se gjatë sulmit të armatës pakistaneze në pjesën lindore të Afganistanit janë vrarë 46 persona, prej të cilëve numri më i madh janë gra dhe fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur. Zëdhënësi i talibanëve pakistanez konfirmoi se janë vrarë 50 persona prej të cilëve 27 gra dhe fëmijë. Islamabadi zyrtar nuk e ka komentuar sulmin, por armata pakistaneze njoftoi se forcat e sigurisë kanë vrarë 13 rebelë në operacionin në Vaziristanin Jugor, një qark përgjatë provincës lindore afgane Paktika.

Pekin – Kina dhe Japonia arritën marrëveshje për dialog dypalësh për siguri vitin e ardhshëm, njoftoi ministri japonez i Punëve të Jashtme, Takeshi Ivaja, në Pekin. Ivaja e dha deklaratën për mediat pas drekës së punës me homologun e tij kinez Vang Ji. Temë kryesore e takimit ishte ndalesa kineze për import të produkteve detare nga Japonia, të vendosur në gusht të vitit 2023, si rezultat i lëshimit të ujit të pastruar radioaktiv nga centrali i dëmtuar bërthamor “Fukushima”. 

Остани поврзан