• недела, 24 ноември 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 23 nëntor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me përfaqësues të Filarmonisë, me rastin e 80-vjetorit nga themelimi i këtij institucioni. Në takimin, ku kanë marrë pjesë u.d. drejtori Aleksandar Kotevski, ish drejtoreshat Melpomeni Korneti dhe Maja Çanaçeviq, koncert-mjeshtri Anna Kondratenko, koncert-mjeshtri në pension, Rumen Dimitriev, si dhe Angelina Dimoska. presidentja Siljanovska Davkova tha se ky institucion i rëndësishëm kulturor, si përfaqësues i vetëm i përhershëm në krijimtarinë simfonike në skenën muzikore të Maqedonisë, me repertoarin e vet të llojllojshëm dhe të pasur, e tërheq publikun nga vendi dhe jashtë vendit.

Shkup - Negociatat me bankat për kushtet në të cilat sektori i biznesit do të mund të shfrytëzojë 250 milionë euro nga kredia hungareze vazhdojnë këtë fundjavë dhe pas marrëveshjes së arritur për afatin e shlyerjes, Qeveria pret një rezultat me normën e interesit më të ulët të mundshëm për rrezikun e kredisë për ekonominë. Pas takimeve të ndara të Ministrisë së Financave me bankat në ditët e kaluara, si dhe mbledhjes së djeshme të përbashkët të bankave, ka një qëndrim të ri nga sektori bankar, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski shpreson se këto ditë do të ketë edhe një qëndrim tjetër. 

Shkup - Transportuesit privat Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Kompani sot njoftuan konferencë shtypi ku do ta shprehin mendimin e tyre për gjendjen me transportin publik në Qytetin e Shkupit, i cili dy ditë ishte në kolaps. Në kuadër të zgjidhjes së qëndrueshme të problemit me transportin publik të qytetit në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë nga Beogradi njoftoi një projekt propozim të ri i cili është në fazën e analizës për furnizimin e 100-120 autobusëve elektrik të cilët nuk do të shpërndahen vetëm për NQP-Shkup por edhe për komunat ku ka transport publik të organizuar në qytet.

Shkup - Nga e hëna në transportin publik të qytetit përfshihen edhe transportuesit privat, por jo me kapacitet të plotë. Përfaqësuesit e tyre sot deklaruan se në komunikacion do të përfshihen ata transportues që kanë mundësi financiare. Apelojnë te kryetarja e Qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe Qeveria në një takim të përbashkët të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kërkesën e tyre për rritjen e çmimit për një kilometër të kaluar.

Shkup - Franca mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e saj për të kapërcyer bllokadat aktuale. Detyrimet e marra duhet të respektohen. Është e nevojshme të jemi realistë dhe të kuptojmë se nuk mund të ketë garanci absolute për rezultatin e procesit të integrimit, i cili për nga natyra e tij është kompleks, pasi kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare, thotë ambasadori i Francës Kristof Le Rigoler në intervistë për MIA-n.

Shkup - Në ditën e sotme para tre viteve ndodhi aksidenti në Bullgari ku u djeg autobusi i "Besa Trans"-it. Humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë u lënduan. Autobusi ishte pjesë e grupit të katër autobusëve të "Besa Trans"-it, të cilët ktheheshin nga udhëtimi i organizuar në Stamboll. Dënim me një vit e tetë muaj burg mori pronari i "Besa Trans"-it, Bekim Haxhiu për falsifikim dokumentesh të cilat më pas i kanë përdorur shoferët kur kanë dalë jashtë shtetit me autobusë. U dënua edhe firma "Besa Trans" si person juridik me dënim në para prej 800.000 denarësh dhe iu ndalua marrja e lejes për transport rrugor në afat prej katër viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Shkup - Në bibliotekën universitare kombëtare "Shën Kliment i Ohrit" në Shkup sot në mesditë do të shënohet jubileu 80-të vjet nga emërimi i drejtorit të parë dhe nisja me punë e bibliotekës në Maqedoninë e lirë me urdhër të Komisionit për Arsimin Publik të Presediumit të KAÇKM-së më 23 nëntor të vitit 1944. Nga BUK "Shën Kliment i Ohrit" njoftuan se fjalime me rastin e jubileut do të kenë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, u.d. drejtori Jovica Nikçevski dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit Marija Gjorgova.

Shkup - Lidhja automoto e Maqedonisë informoi në mëngjes se komunikacioni në rrugët shtetërore në pjesën perëndimore të shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në pjesën lindore nëpër rrugë të thata. Rekomandohet vozitje e kujdesshme nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është i matur, ndërsa në vendalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut në mëngjes nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga 15 nëntori filloi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajiesjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

Prishtinë - Ndihmësadministratorja në Byronë për Evropë dhe Euroazi pranë Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, Erin Elizabeth MekKi thotë se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, kështu që nuk pret diçka të ndryshojë edhe me ardhjen/kthimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp në krye të shtetit. "Angazhimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës, kanë vazhduar dhe jam e bindur se do të vazhdojnë", thotë ajo në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Tiranë - Policia amerikane në Nju-Jork e arrestoi Erald Alimehmeti, shqiptar nga Tirana, i cili ka poseduar edhe shtetsëi amerikane, me dyshim se ëshët i involvuar në përkrahje të aktiviteteve të organizatës terroriste Shteti Islamik,m njoftoi Ora Njuz. I dyshuari Alimehmeti (33) dje u dërgua para gjykatësit federal Stjuart D. Ajron, i cili urdhëroi ndalimin e tij.

Beograd - Për shkak të motit të keq, i cili e përfshiu Serbinë, kanë ndodhur disa fatkeqësi të komunikacionit. Mes tyre, një autobus nga Maqedonia e Veriut është rrëshqitur dhe goditi rrethojën në autostradë në vendin Pojate, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Bruksel - Një grup deputetësh evropianë po i kërkojnë Komisionit Evropian të hetojë nëse pronari i rrjetit social X, Ilon Mask, po rrit shpërndarjen e komenteve të tij në një mënyrë që shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Kërkesa vijoi pas një studimi të publikuar në Universitetin në Kinslend në Australi, që shqyrtoi përhapjen e komenteve të Mask në muajt e fundit. Mask, i cili është pronar i "Tesla"-s dhe i "SpejsIks", gjithashtu është një bashkëpunëtor me ndikim i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp, ndërsa së fundmi u emërua për ta udhëhequr Departamentin e ri për efikasitet qeveritar.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute u takua me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në Palm biç, të Floridës.  "Biseduan për të gjitha problemet e sigurisë botërore me të cilat përballet Aleanca", deklaroi sot zëdhënësi i NATO-s, Farah Dahalah, pa dhënë më shumë detaje për takimin.

Londër - Stuhia Bert ka sjellur borë, të reshura të mëdha të shiut dhe erëra të fuqishme në disa pjesë të Britanisë së Madhe, që shkaktoi kaos në komunikacion. Për shkak të motit të keq, janë lëshuar paralajmërime për motin, si dhe 13 paralajmërime për përmbytje të mundshme. Borë bie në Jorkshir dhe Anglinë verilindore, për të cilin shkak komunikacioni po zhvillohet vështirë. Po ashtu janë anuluar edhe disa linja kyçe hekurudhore, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar që t'i shmangin udhëtimet në veri.

Manila - Nënpresidentja e Filipineve, Sarah Duterte sot tha se ka porositur vrasjen e presidentit Ferdinand Markos më të ri, bashkëshortes së tij dhe kryetarit të Dhomës Përfaqësuese, nëse ajo vritet. Ajo disa herë përsëriti se kërcënimi për vrasje nuk është kurrfarë loje. Markos i riu dhe Duterte në zgjedhjet në maj të vitit 2022 kishin fitore bindëse. Por, të dy liderët dhe aleatët e tyre shpejtë u ndanë për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë edhe qasjen e tyre ndaj veprimeve agresive të Kinës në kontestet në Detin Jugor Kinez.

Uashington - Presidentët e SHBA-së dhe Francës, Xho Bajden dhe Emanuel Makron mbrëmë në telefon biseduan për mundësinë e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Siç theksohet në kumtesë Bajdeni dhe Makroni u dakorduan "të qëndrojnë në kontakt direkt ose përmes ekipeve të tyre për sigurinë shtetërore". SHBA dhe Franca në fund të shtatorit inicuan një propozim për armëpushim në Liban, që nuk ishte pranuar, por ata ende punojnë për këtë.

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp emëroi disa kandidatë për pozita të rëndësishme në kabinetin e tij, ndër të cilët edhe Skot Besant, drejtor i fondit të investimeve "Ki Skver Kapital Menaxhment", për sekretar të ri të financave. Për drejtor të Zyrës për menaxhment dhe buxhet, Trampi emëroi Rasel Turlo Vout, i cili ishte në pozitën e njejtë gjatë mandatit të parë presidencial të Trampit. Lori Çavez-Derimer nga Dhoma Përfaqësuese e Oregonit është emëruar si kandidat për sekretar të punës, ndërsa ish futbollisti amerikan Skot Tarner është emëruar sekretar për banim. Në fushën e shëndetësisë, Trampi emëroi dr. Xhener Neshvat, për drejtoreshë të shëndetit publik, ndërsa ish kongresmeni Dejv Veldon është zgjedhur drejtor i Qendrave për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve. Kirurgu Martin Macari, duhet të udhëheqë me Drejtorinë për Ushqim dhe Barna (FDA). Në fushën e sigurisë kombëtare, Trampi emëroi ish zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Aleks Vong si zëvendëskëshilltar për siguri kombëtare.

Bejrut - Në një sulm të djeshëm izraelit ndaj kryeqytetit të Libanit, Bejrut u vranë të paktën katër persona, ndërsa 23 u plagosën. Cak i sulmit ishte një objekt, për të cilin supozohet se është përdorur nga lëvizja shiite libaneze Hezbollah. Sulmet ishin kahëzuar drejt qendrës së Bejrutit përkatësisht qarkut Basta.

Gaza - Në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Rripit të Gazës humbën jetën 19 njerëz, nga të cilët të paktën gjashtë fëmijë, kumtoi mbrojtja civile palestineze. Në tre sulme dhe granatime izraelite në Rafah janë lënduar më shumë se 40 persona.

Islamabad - Të paktën 33 persona humbën jetën, ndërsa 25 u lënduan në një përleshje mes grupeve sunite dhe shiite në zonën Kuram, të Pakistanit verilindor. Policia njoftoi se sulmuesit e armatosur kanë djegur dyqane, shtëpi dhe një pronë të Qeverisë në qytetet Bagan dhe Baha Kot. Fiset Alizai dhe Bagan edhe sot luftojnë në rajonin Kuram.

Dushanbe - Tërmet me intensitet prej 5,6 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot u regjistrua në Taxhikistan. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave. Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material. 

Tel Aviv - Pesë raketa qëlluan rajonin Metula në pjesën veriore të Izraelit në afërsi të kufirit me Libanin, njoftoi armata izraelite. Sipas informatave të para në sulm nuk ka persona të lënduar. Lëvizja militante libaneze Hezbollah nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës lëshoi raketa ndaj Izraelit, si mbështetje e grupit palestinez Hamas. Armata izraelite u përgjigj me fushatë masive të sulmeve ajrore dhe pushtimit tokësor në Liban.

Majami - Ish mesfushori i Liverpulit, Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Havier Maskerano do të emërohet trajner i Inter Majamit. Këtë e publikoi gazetari Fabricio Romano. Maskerano në këtë moment e udhëheq kombëtaren e Argjentinës për të rinj. Sipas informatave, udhëheqësia e Inter Majamit tashmë ka arritur marrëveshje me trajnerin 40-vjeçar dhe ai od të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Shkup - Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, kryesisht në pjesët perëndimore me borë. Pasdite vranësira do të ulet. Prej natës, përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, (mbi 70 kilometra në orë) dhe erë e përforcuar veçanërisht përgjatë Vardarit do të ketë deri në fund të ditës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 2 deri në 11 gradë. Në Shkup paradite mot me vranësira të ndryshueshme, prej në mesditë me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Остани поврзан