• петок, 22 ноември 2024
MIA Flesh

12:00/21 nëntor/2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot e priti përfaqësuesin e përhershëm të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian, kumtuan nga Ministria. Në tkaim, ministri Mucunski e konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si partnere e Kombeve të Bashkuara, duke cekur se përpjekjet janë kahëzuar drejt përmbushjes së plotë të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizim të Agjenës 2030.

Shkup - Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler deklaroi se "lista e zezë" e SHBA-së është mjaft dinamike dhe se vazhdimisht po diskutohet për emra të rinj. Ajo theksoi se nuk ka kornizë konkrete kohore për shtim të emrave të rinj në listë, sepse ky është vendim i Uashingtonit. Në deklaratë për mediumet pas hapjes së Konferencës së parë për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë për narkotikë ndërkombëtarë dhe zbatim të ligjit (INL), ambasadorja theksoi se lista është e hapur për plotësime.

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan akcional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse, sipas të cilit nxori një Urdhër për futjen e masave për reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse.

Shkup - Nëpunës policorë nga Njësiti për tregti të palejuar në SPB Shkup kanë privuar nga liria personin  S.K (31) nga fshati Konjare e Mesme, Shkup. Siç informon sot MPB-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij të tipit BMW, i ushtruar me vendim gjykate, iu gjet dhe sekuestrua një pushkë automatike, një pistoletë tip “Çeshka zbroevka”, një karabinë me pamje optike dhe fishekë.

Shkup - Gjithsej 9.433 mijë udhëtarë kanë udhëtuar në transportin rrugor në tremujorin e tretë të vitit 2024, që është 6,9% më e ulët krahasuar me vitin e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 7,4 %, në transportin periferik është zvogëluar për 10,4 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zvogëluar për 13,2 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 2,7 %.

Shkup - Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve   të rrugës "Kozle" dhe një pjesë e objektit mbi marketin KAM drejt Qendrës. Në të njëjtën periudhë kohore pa rrymë do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve "Gjorgji Andreeviq" dhe "Lisiçe e Epërme" në Komunën e Aerodromit. Nga ora 9:30 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e rrugëve "Jabllanicë" nr.101A në Komunën e Kisella Vodës.

Kumanovë - Ekipet e "Pastrimit dhe Gjelbërimit", mëngjesin e sotëm larguan pemët dhe degët e rëna në zonën urbane të Kumanovës. Era e fortë e përfshiu zonën e Kumanovës pas mesnate. Era e fortë e djeshme që ka goditur zonën e Kumanovës në mbrëmje ka shkaktuar dëme në një pjesë të vegjetacionit të lartë, ekipet kanë intervenuar për pastrimin e pemëve dhe degëve të rëna, njoftojnë nga NP “Pastrimi dhe Gelbërimi”.

Shkup - Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej -1 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e larta 10 gradë celsius në Manastir. DPHM-ja njofton se 1 gradë është matur në Llazaropole, Kriva Pallankë dhe Kumanovë, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Shtip, Tetovë, Vinicë dhe Hanet e Mavrovës, 3 në Veles dhe Kavadar, 4 në Demir Kapi dhe Krushevë, 5 në Berovë, 6 në Strumicë dhe Gjevgjeli, 7 në Ohër, 8 në Pretor dhe 9 në Prilep.

Prishtinë - Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani. Sipas komunikatës së PDK-së refuzim vjen "ngase e njëjta ka vazhduar të sillet me mospërmbushje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues".

Zagreb - Uashingtoni në tre dekadat e fundit po zhvillon politikë të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor dhe pres ashtu të mbetet, deklaroi zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof. "Do të doja të theksoj se ekziston vazhdimësi e fuqishme në politikën tonë ndaj Ballkanit në 30 vitet e fundit. Pres që kjo vazhdimësi, rerth qëllimeve themelore që i kemi për këtë rajon, do të vazhdojë", tha Kasanof në intervistë për agjencinë Hina.

Uashington - Senati amerikan e hodhi poshtë propozim-ligjin për pezullimin e shitjes së armëve për Izraelin, e cila u ngrit për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut të palestinezëve në Gazë. Shtatëdhjetë e nëntë prej 100 senatorëve votuan "kundër" rezolutës me të cilën do të pezullohej shitja e municioneve antitank për Izraelin, ndërsa 18 senatorë votuan "pro", dhe një abstenoi, njoftuan mediat britanike.

Prishtinë - Federata e futbollit të Kosovës do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimit të UEFA-s për të humbur ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë. UEFA i ndau kombëtares së Kosovës humbjen 0:3 për shkak të largimit të hershëm nga fusha në përfundim të takimit me rumunët, që u zhvillua më 15 nëntor.

 

Остани поврзан