• сабота, 23 ноември 2024
MIA Flesh

12:00/20 nëntor/2024

Shkup - Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk tha asgjë të veçantë, vetëm tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe, ka Ligj për gjuhët. Të njëjtën e pohoj edhe unë - se edhe deri më tani nuk ka pasur ligj të posaçëm për gjuhën shqipe, deklaroi zëvendëskryeministri e parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, reagimin e BDI-së ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi si "histerike", duke përmendur se partia e Ali Ahmetit ka reaguar kështu edhe në heqjen e balancuesit - veglës për punësim në administratën publike sipas çelësit etnik.

Shkup - Guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska realizoi takim me Lujen D. Tran, zëvendës-ndihmës sekretar në Zyrën për ndihmë teknike në Thesarin e SHBA-së, ku u ëb fjalë për përforcimin e stabilitetit financiar dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral. Përmes këtij takimi, siç kumtoi Banka popullore, ishte cekur mbështetja e SHBA-së për zhvillimin ekonomik dhe përforcimin e rezistencës dhe integritetit financiar të vendit. Në fillim të takimit u cek roli kyç i Bankës popullore në ruajtjen e stabilitetit financiar në ambientin e ndërlikuar global, përplot me paqartësi.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) e cila në kuadër të kryesisë shqiptare  të iniciativës mbahet sot në Tiranë. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, fokusi i temave të takimit do të jetë zgjerimi i BE-së në rrethanat e reja gjeopolitike dhe agresioni rus ndaj Ukrainës, pasojat e të cilave reflektohen si në sigurinë dhe stabilitetin rajonal ashtu dhe ndërkombëtar.

Shkup - Përqindje e madhe e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë fituar varësi nga luajtja e lojërave të fatit, është theksuar në konferencën e sotme për shtyp të Shoqatës HOPS - Osione për jetë të shëndetshme - Shkup, e cila i ndan rezultatte nga hulumtimi Të rinjtë dhe shprehitë e tyre për baste në Maqedoninë e Vriut, Kosovë dhe Serbi", si dhe rekomandimet e tyre kundër varësisë nga lojërat e fatit tek të rinjtë. Mes tyre, janë që lojtarët të informohen për rrezikun e lojërave të fatit, të vendosen programe parandaluese, por edhe vendosje e programeve për mjekim nga bixhozi. "Është e qartë se numri i të rinjve që luajnë lojëra fati në Republikën e Maqedonisë së Veriut është mjaft i madh. Madje 71% e 214 pjesëmarrësve në anketën onlajn deklaruan se kishin luajtur lojëra fati dhe 17.8% e tyre thanë se ishin të varur nga bixhozi. Rreth 50% e të anketuarve të fokus grupit luajnë lojëra fati çdo ditë. Kjo tregon një probabilitet të lartë që një përqindje e konsiderueshme e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë fituar varësinë nga loja e fatit, u nda në këtë ngjarje.

Shkup - Me rastin e Ditës botërore të fëmijës në organizim të UNICEF-it dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sallën solemne do të mbahet mbledhje e Qeverisë nën slloganin "Dëgjojeni të ardhmen". Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në mbledhje, fëmijët, së bashku me kryeministrin dhe ministrat do të bisedojnë për krizën klimatike dhe ekologjike, teknologjitë e avanciara dhe ndryshimet demografike.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë publike në të cilën do të shqyrtohen dhe miratohen procesverbalet e seancës së 113-të dhe 114-të të komisionit. Në rendin e ditës të seancës, siç bënë të ditur  KSHZ-ja, është Propozim - Vendimi për formimin e grupeve punuese profesionale nga ekspertë të jashtëm për TIK për nevojat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Shkup - Në Gjykatën Penale Themelore Shkup sot në pra 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit. Në seancat e kaluara kanë dëshmuar nëna e Vanjës, vajza e Zhezhoskit dhe bashkëshorti i saj, si dhe më shumë persona të përfshirë në hetimin për dy vrasjet, mes të cilëve inspektorë dhe anëtarë të partisë politike "E Djathta". Në seancën e fundit është marrë në pyetje familja e babait të Vanjës.  Në seancën e parë të mbajtur i pandehuri Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Shkup - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kontroll dhe Mbikqyrje Kufitare Tabanoc kanë privuar nga liria personin A.S.(38) nga f. Cërnilishtë, Komuna Dollnen, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale ,,përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë’’ sipas nenit 380 të Kodit Penal. Siç informon sot MPB, në hyrje të vendit është kontrolluar automjeti i tipit “Mini Cooper” me targa nacionale zvicerane me të cilin ka qenë duke udhëtuar dhe është konstatuar se numri VIN i mjetit nuk përputhet me numrin VIN në lejen e qarkullimit të automjetit.

Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi sot deklaroi se linja telefonike speciale, e cila u krijua për komunikimin midis Moskës dhe Uashingtonit pas krizës kubane të raketave, për momentin nuk është në përdorim. "Kemi një linjë të veçantë të sigurt komunikimi mes dy presidentëve, Rusisë dhe SHBA-së. Madje edhe për komunikim me video", deklaroi Peskovi për mediat ruse. Peskovi më pas shtoi se linja është në përdorim.

Bejrut - Anëtari i lartë i Hezbollahut, Mahmud Kmati sot deklaroi se çdo marrëveshje për armëpushim me Izrelin, e arritur me ndërmjetësim të   SHBA-së   duhet t'i japë fund shpejt luftimeve dhe të ruajë sovranitetin e Libanit. Deklarata e Kmatit kosiderohet si një përgjigje ndaj qëndrimit të Izraelit se do të vazhdojë sulmet ndaj Hezbollahut edhe në rast të armëpushimit. Në një intervistë për televizionin Al-Manar të Hezbollahut, Kmati theksoi se nuk është as tepër optimist dhe as tepër pesimist për mundësitë e arritjes së armëpushimit. 

Rio de Zhanjero - Presidenti francez Emanuel Makron pas takimit me presidentin kinez, Si Xhinping në Rio de Zhanejro deklaroi se Kina ka rol kyç në në shmangien e konfliktit bërthamor. Makron tha se gjatë takimit me Si, në margjinat e samitit të Grupit 20 (G20), ka kërkuar nga ai që të kryejë presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin që ta ndërpret luftën me Ukrainën. Presidenti francez tha se Kina duhet të angazhohet për deeskalim pasi që Rusia ka marrë vendim që ta rezervojë të drejtën të shfrytëzojë armë bërthamorenë ras të agresionit ndaj saj duke përdorur armë konvencionale, si dhe për gjoja dërgim të trupave koreanoveriorë që të luftojnë në anën e Rusisë, njoftuan mediat britanike.

Uashington - Ministria amerikane e Mbrojtjes nuk ka informacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në territorin e Ukrainës, deklaroi mbrëmë Sabrina Sing, zëdhënëse e Pentagonit. "Ne nuk jemi të befasuar nga përditësimi i doktrinës bërthamore ruse. Kjo është diçka për të cilën ata kanë aluduar… gjatë javëve të fundit. Kjo është e njëjta retorikë e papërgjegjshme që kemi parë edhe më parë, dhe sinqerisht, për dy vitet e fundit. Kjo është diçka që do të vazhdojmë ta monitorojmë. Por, nuk kemi kurrfarë indikacionesh se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në territorin e Ukrainës, dhe nuk shohim nevojë për të bërë ndryshime në qëndrimin tonë bërthamor", deklaroi Sing në pyetjen e një gazetari.

Malagë - Tenisti spanjoll, Karlos Alkaraz foli për përfundimin e karrierës së bashkatdhetarit të tij, Rafael Nadal. "Ajo që do ta mbaj mend për Nadalin është pasioni me të cilin e përjetonte tenisin. Turneun e fundit të tij e luajti me pasion të jashtëzakonshëm. Kisha fatin të luaja me të, trajnoja me të... më pak se sa do të doja. Nëse karriera ime do të jetë madje sa gjysma e Rafas, do të jem më se i lumtur. Ëndrra ime çdoherë ka qenë të jem numri një në botë dhe t[ fitoj Gren sleme. Një pjesë e madhe e kësaj ëndrre ekzistonte falë Rafa nadalit. E kujtoj si fitonte kur isha i vogël. Atëherë mendoja se një ditë unë do të jem atje", deklaroi Alkaraz për "The Tennis Letter".

Остани поврзан