• вторник, 24 декември 2024

Krin Antonesku do të jetë kandidati për president i Rumanisë nga koalicioni proevropian

Krin Antonesku do të jetë kandidati për president i Rumanisë nga koalicioni proevropian

Bukuresht, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Krin Antonesku është zgjedhur si kandidati i përbashkët presidencial i tre partive pro evropiane në Rumani, kumtoi Ilie Bolozhan, lideri i Partisë Kombëtare Liberale (PKL).

Marrëveshja për koalicion u nënshkrua nga Partia Social Demokratike (PSD), PKL, Lidhja Demokratike e Hungarezëve në Rumani (LDHR) dhe përfaqësues të pakicave etnike. Synimet kryesore janë ruajtja e vendit të Rumanisë në BE dhe NATO dhe mbrojtja e identitetit kombëtar.

"Një qeveri e qëndrueshme në këtë periudhë të vështirë është çelësi për reforma dhe zhvillim", deklaroi Bolozhan.

Koalicioni planifikon edhe një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale, me qëllim që të parandalojë fitoren e një kandidati të së djathtës radikale. Mandati i presidentit aktual, Klaus Johanis, ka skaduar , por ai mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Rrethi i parë i zgjedhjeve në nëntor u anulua për shkak të dyshimeve për manipulim. Në rrethin e dytë duheshte të përballeshin Kalin Georgesku, kandidat i pavarur prorus, dhe Elena Laskoni nga Lidhja e qendrës për shpërtim të Rumanisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан