Një anije ruse u fundos pas një shpërthimi
- – Anija ruse “Ursa major” u fundos në ujërat ndërkombëtare mes Spanjës dhe Algjerisë, pas një shpërthimi në fabrikën e makinave, informuan mediat spanjolle.
Madrid, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Anija ruse “Ursa major” u fundos në ujërat ndërkombëtare mes Spanjës dhe Algjerisë, pas një shpërthimi në fabrikën e makinave, informuan mediat spanjolle.
Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit ishin shpëtuar dhe dërguar në portin Kartagjenë, por dy marinarë ende konsiderohen të zhdukur.
Anija nën flamurin rus u largua nga Shën Petërsburgu para 12 ditëve dhe u nis drejt portit Vlladivostok, ku duhej të arrinte më 22 janar.
Sipas gazetës “Espanjol”, në aksionin e shpëtimit morën pjesë disa anije në rajonin e njëjtë, ndërsa më vonë në hetim ishin përfshirë edhe një anije spanjolle e shpëtimit dhe anije patrulluese e marinës spanjolle.
“Ursa major” është anije e mallrave e vjetër 15 vjet, e ndërtuar në vitin 2009. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s