• среда, 25 декември 2024

Shtyhet gjykimi për tentimin për atentat ndaj Trampit

Shtyhet gjykimi për tentimin për atentat ndaj Trampit

Uashington, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Një gjyqtar amerikan ka shtyrë gjykimin e të dyshuarit për atentatin e dytë ndaj presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp deri në shtator të vitit 2025, sipas vendimit të gjykatës.

Avokatët e të dyshuarit Rajan Ruth kërkuan shtyrjen e gjykimit, që ishte caktuar për 10 shkurt, duke iu referuar numrit të madh të provave në këtë rast.

Gjyqtarja nga Florida, Ajlin Kanon e aprovoi shtyrjen, por ajo tha se shtyrja deri në dhjetor të vitit 2025, që e ka kërkuar mbrojtja, është "e tepërt". Ajo caktoi fillimin e gjykimit më 8 shtator të vitit 2025.

Ruth, 58 vjeç, është akuzuar për pesë pika nga prokuroria federale, duke përfshirë dhe tentativën për vrasje të kandidatit presidencial. Ai është akuzuar se u pozicionua, i armatosur me pushkë, jashtë nga terreni për golf të pronës së Trampit në Floridë në shtator, me qëllim për të qëlluar Trampin gjatë fushatës presidenciale. Ruth u deklarua i pafajshëm.

Gjyqtarja Kenon, përgjegjëse për rastin, është e njëjta gjyqtare që hodhi posht çështjen penale kundër Trampit, në të cilën pas mandatit të tij të parë, u akuzua për mbajtjen e dokumenteve rreptësisht konfidenciale. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан