• среда, 27 ноември 2024

Japonia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kulturor që do të mundësojë njohje më të afërt të dy kulturave

Japonia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kulturor që do të mundësojë njohje më të afërt të dy kulturave

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Japonia sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kulturor i cili është dokumenti i parë bilateral në këtë sferë ndërmjet dy vendeve. Nënshkrimi i dokumentit që duhet të mundësojë njohje më të afërt të dy kulturave është firmosur nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe komisari për marrëdhënie kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura.

"Për ne kjo vizitë është historike sepse të gjitha angazhimet tona për thellimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore me Japoninë, në këtë vit kur po festohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale, konkretizohen me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim kulturor i cili është dokumenti i parë bilateral në këtë sferë mes dy shteteve. Presim komunikim të drejtpërdrejtë dhe të frytshëm që do të mundësojë vizita reciproke të ansambleve dhe artistëve nga veprimtaritë muzikore-skenike, teatri, filmi dhe veprimtaria audiovizive, bashkëpunimi mes muzeve, galerive dhe qendrave të artit, shkëmbimi i përvojave në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore etj", ka thënë ministri Lutkov.

Ndërkohë, komisari për marrëdhënie kulturore të Japonisë thekson se nënshkrimi i Memorandumit në vit që shënon tre dekada të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve do të paraqesë nxitje të madhe për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral që përfshin të gjitha sferat e kulturës dhe artit. Tokura i cili me profesion është kompozitor, tha se është i lumtur që gjatë këtyre dy ditëve do të mund të takojë artistë maqedonas dhe të mësojë më shumë për kulturën maqedonase.

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан