Arabia Saudite sërish e hapi Ambasadën në Kabul
- Arabia Saudite sërish e ka hapur Ambasadën në Kabul pas pothuajse ndërprerjes dyvjeçare. Misioni diplomatik saudit në platformën Iks publikoi se Ambasada sërish punon nga 21 dhjetori.
Riad, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Arabia Saudite sërish e ka hapur Ambasadën në Kabul pas pothuajse ndërprerjes dyvjeçare. Misioni diplomatik saudit në platformën Iks publikoi se Ambasada sërish punon nga 21 dhjetori.
Zëdhënësi i Qeverisë afgane, Zabiula Muxhahid theksoi se hapja e sërishme e Ambasadës së Arabisë Saudite është hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ambasada saudite është mbyllur në shkurt të vitit 2023 për shkaqe sigurie.
Asnjë vend zyrtarisht nuk e ka njohur qeverinë talebane, por shumë vende, përfshirë edhe Rusinë dhe Kinë i kanë ndërprerë misionet diplomatike në Kabul pas gushtit të vitit 2021. mb/
Foto: MIA