• сабота, 28 септември 2024

Takim Nikollovski - Zalai Bobrovnicki në kaudër të vizitës së delegacionit qeveritar nga Hungaria

Takim Nikollovski - Zalai Bobrovnicki në kaudër të vizitës së delegacionit qeveritar nga Hungaria

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski në takimin e sotëm me ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, Krishtov-Zalai Bobrovnicki, theksoi se "Maqedonia mbetet fuqishëm në prëcaktimin që të marrë pjeës aktivisht në promovimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon".

"Si vend anëtar i Aleancës së NATO-s mundësojmë kontribut të vazhdueshëm për prëforcim të sigurisë globale dhe transatlantike", potencoi Nikollovski në takimin bilateral që u mabjt sot në Ohër, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Hungarisë, kryesuar nga kryeminsitri Viktor Orban.

Siç kumtoi Ministria e Transportit, në tkaim u cek bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, si segment i rëndësishëm në realizimin e qëllimebe të Aleancës së NATO-s dhe sigurimit të paqes dhe sigurisë në nivel global.

"Maqedonia merr pjesë aktive në nismat rajonale të cilat janë me rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe jep kontribut  të rëndësishëm për zhvillimin rajonal", theksoi zëvendëskryeminsitri Nikollovski. Me atë rast e shprehi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë në realizimin e proceseve reformuese në vend dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, thekson Ministria në kumtesë.

Pas takimit, Nikollovski theksoi se "marrëdhëniet bilaterale me Hungarinë janë në nivel të shkëlqyeshëm" dhe se "vizita e kryeminsitrit Orban me ministrat është vetëm konfirmim i mbështetjes së fuqishme që e mundëson Hungaria për Maqedoninë në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit".

"Me kolegët ministra biseduam për çështje të shumta politike dhe ekonomike, mundësi të reja dhe bashkëpunime mes dy vendeve. Hungaria është mikja  dhe partneja jonë shumëvjeçare dhe mbështetjen që e mundëson për rrugën tonë evropiane është e rëndësishme në këtë kohë dhe shpresojmë se në periudhën që pason do të kemi nisma të reja të përbashkëta dhe bashkëpunime në sfera të ndryshme", theksoi pas takimit Nikollovski.

Minsitria e Transportit thekson edhe se dy bashkëbiseduesit u dfakorduan për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët për të dy vendet. ab/

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан