• сабота, 28 септември 2024

Siljanovska-Davkova u takua me presidentin amerikan Bajden dhe bashkëshorten e tij

Siljanovska-Davkova u takua me presidentin amerikan Bajden dhe bashkëshorten e tij

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova në profilin e saj në Fejsbuk publikoi fotografi të përbashkët me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden dhe bashkëshorten e tij, Xhill.

"Përshëndetje e përzemërt në shenjë të mirëkuptimit dhe mbështetjes së ndërsjelltë. Shpreha admirim për fjalimet mbresëlënëse të presidentit Bajden dhe bashkëshortes së tij Xhill në pritjen e shefave të shteteve", shkroi Siljanovska-Davkova në Fejsbuk.

Presidentja dje pati fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. ab/

Foto: FB Gordana Siljanovska Davkova

Остани поврзан