• сабота, 28 септември 2024

Kondov: Bullgarisë nuk i duhen ndërmjetësues

Kondov: Bullgarisë nuk i duhen ndërmjetësues

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - "Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë së Veriut është e qartë. Bullgaria nuk ka nevojë për ndërmjetësues në këtë proces". Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë teknike të Bullgarisë, Ivan Kondov për BGNES, duke komentuar ndërmjetësimin e ofruar nga kryeministri hungarez Viktor Orban për tejkalimin e problemeve mes Sofjes dhe Shkupit.

Orbani sot pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski në Ohër deklaroi se Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë kryesimin me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë.

"Nëse palët janë të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetëse, do ta shohim. Ajo është punë e tyre, por ne jemi të gatshëm dhe duam të punojmë për të gjetur një zgjidhje që i përshtatet edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por, kjo është punë e palëve që janë në konflikt, ne jemi këtu për t'i ndihmuar", deklaroi Orbani.

Në lidhje me ndarjen nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Orbani tha se ishte një gabim i madh dhe porositi se vendi deri në fund të vitit duhet të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

"E vështirë është të kuptohet se një komb po mashtron vazhdimisht veten duke filluar negociatat për anëtarësim, ndërsa pastaj të gjitha ato vende me të cilat filloi këtë proces po përparojnë, ndërsa po mbahen në plan të dytë", tha kryeministri hungarez i cili ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан