• сабота, 28 септември 2024

Takim Siljanovska Davkova - Guteresh në Nju-Jork: Eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut duhet të ndodhë me meritë, sa më shpejtë

Takim Siljanovska Davkova - Guteresh në Nju-Jork: Eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut duhet të ndodhë me meritë, sa më shpejtë

Nju-Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut, plotësisht i merituar, duhet të ndodhë sa më shpejtë, theksoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh në takimin e sotëm me presidenten, Gordana Siljanovska Davkova në Nju-Jork.

Siç informojnë për MIA-n nga Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova, në takim, ajo i potencoi pariemt e KB-së si bazë mbi të cilën duhet të funksionojë rendi ndërkombëtar pa dallim nëse bëhet fjalë për shtete të vogla apo të mëdha.

Në rastin me eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut, tha Siljanovska Davkova, nuk guxon të lejohet bilateralizimi të bëhet pengesë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, i cili filloi si proces paqësor.

Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Nju-Jorku, sekretari i përjgithshëm i KB-së në takim shprehi mosdakordim me pengesat të cilati pat Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së. Guteresh porositi se është respektues i madh i eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe e potencoi solidaritetin e vet personal për përpjekjet e vendit për t'u bërë pjesë e BE-së.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në margjina të Asamblesë së Përjgithshme të KB-së sot do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alan Berse.

Sonte do të takohet me përfaqësues të diasporës sonë në Nju-Jork. ab/

FOTО: KB

Остани поврзан