• четврток, 26 декември 2024

Rusia për sulmin masiv ndaj Ukrainës: Qëllimi është arritur

Rusia për sulmin masiv ndaj Ukrainës: Qëllimi është arritur

Moskë, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes, pas sulmit të sotëm ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, kumtoi se "Qëllimi është arritur".

"Forcat ruse kanë kryer sulm masiv me armë precize me rreze të gjatë veprimi dhe dronë në objektet kritike të infrastrukturës energjetike në Ukrainë, që sigurojnë punë për kompleksin ushtarako-industrial", theksohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në kumtesë theksohet se qëllimi i sulmit është arritur dhe se "të gjitha objektivat janë goditur".

Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia sot ka lëshuar më shumë se 70 raketa dhe më shumë se një qind drone kundër sistemit të energjetikës së shpejtë të Ukrainës.

"Sot Putin zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për sulmin e tij. Çfarë mund të jetë më çnjerëzore se kaq? Mbi 70 raketa, duke përfshirë dhe balistike, dhe mbi 100 dronë sulmues. Qëllimi është sistemi ynë energjetik. Ata vazhdojnë të luftojnë për ta mbajtur Ukrainën në errësirë, publikoi Zelenski në Telegram.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, janë rrëzuar 59 raketa ruse dhe 54 dronë.

Kryetari i qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Igor Terehov deklaroi se 12 raketa janë gjuajtur në objektet energjetike në Harkov. Në sulmin rus u lënduan të paktën katër persona, ndërsa një pjesë e madhe e Harkovit është pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан