• четврток, 26 декември 2024

Killog: Tramp dëshiron të arrijë "paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe të sigurt në Ukrainë"

Killog: Tramp dëshiron të arrijë

Uashington, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp dëshiron të arrijë "paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe të sigurt në Ukrainë", deklaroi Kith Kilog, i nominuar për pozitën e përfaqësuesit special të presidentit amerikan për Ukrainën dhe Rusinë.

"Ndalimi i vrasjeve në territorin ukrainas do të jetë një nga prioritetet e administratës së re të Tramp", tha Killog.

Në një intervistë me "Foks biznis" Killog tha se Tramp e di se përpjekjet e mëparshme për të arritur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë marrëveshjet e Minskut, "kanë dështuar plotësisht", kështu që ai nuk ka ndërmend të ndjekë të njëjtën rrugë.

Sipas Killog, Tramp "e kupton rëndësinë e marrëdhënieve që ka me aleatët e tij, si dhe ato me Vladimir Putinin. Ai është njeriu që mund ta shohë këtë deri në një lloj përfundimi … në një të ardhme relativisht të afërt", theksoi Killog.

"Presidenti është konsekuent ndaj qëllimeve të tij: ai dëshiron të ndalojë vrasjet dhe të sjellë paqe në rajon. Ky nuk është prioriteti i tij i vetëm ndërkombëtar, por ai përpiqet për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe të sigurt", theksoi Killog. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан