• петок, 27 декември 2024

Në Sirinë perëndimore në vijim është operacioni kundër milicëve që e mbështesin Asadin

Në Sirinë perëndimore në vijim është operacioni kundër milicëve që e mbështesin Asadin

Damask, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Forcat siriane të sigurisë po kryejnë një operacion në pjesën perëndimore të vendit kundër milicive që mbështesin presidentin e rrëzuar Bashar al-Asad, transmetuan agjencitë botërore, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve.

Operacioni është në vijim në provincën perëndimore Tartus, e banuar nga pakica alavite, prej nga e ka origjinën Asad, i cili u rrëzua më 8 dhjetor nga grupet kryengritëse.

Gjatë veprimeve ushtarake, "një numër i madh i anëtarëve të grupeve të armatosura" besnike të Asadit "u neutralizuan", kumtoi agjencia, duke specifikuar se qëllimi i operacionit ishte "të rivendoste sigurinë, stabilitetin dhe paqen civile" në provincën bregdetare.

Organizata joqeveritare Observatori sirian për të drejtat e njeriut kumtoi se tre persona u vranë gjatë operacionit të sotëm dhe saktësoi se viktimat ishin luftëtarë “besnikë ndaj regjimit të mëparshëm”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан