• петок, 27 декември 2024

Presidenti iranian Pezeshkijan bëri thirrje për paqe me botën

Presidenti iranian Pezeshkijan bëri thirrje për paqe me botën

Teheran, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti iranian, Masud Pezeshkijan, i cili konsiderohet një politikan i moderuar, deklaroi se vendit të tij i duhet ndryshim i kursit politik dhe ulje të tensioneve me botën e jashtme. 

"Për t'i parandaluar problemet e panevojshme, nuk duhet vazhdimisht të luftojmë me botën", tha Pezeshkijan, ndërsa raporton agjencia DPA, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve të Iranit.

Në fjalimin në qytetin Bojnurd në Iranin lindor, ai tha se ishte i nevojshëm gjithashtu një kurs i ri politik për shkak të interesit kombëtar dhe se plani ushtarak duhet të kufizohet vetëm në ruajtjen e integritetit territorial për të shmangur konfliktet.

Siç njoftojnë nga agjencia, fjalimi i tij është në lidhje me gjendjen e rëndë politiko-ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Riali, monedha kombëtare në atë vend të pasur me naftë, po humbet çdo ditë vlerën dhe po bie në vlera të ulëta rekord.

 Inflacioni, si dhe kriza energjetike, e cila gjatë muajve të ftohtë të dimrit ka sjellë tashmë ndërprerje të energjisë elektrike, nuk i ka goditur vetëm amvisëritë, por edhe institucionet publike si spitalet, shkollat dhe fabrikat e rëndësishme. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан