• петок, 27 декември 2024

NATO-ja kërkon hetim për shkaqet e rrëzimit të "Azerbajxhan erlajns"

NATO-ja kërkon hetim për shkaqet e rrëzimit të

Bruksel, 26 dhjetor 2024 (MIA) - NATO sot bëri thirrje për hetim për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit "Azerbajxhan erlajns", në të cilin humbën jetën 38 persona. 

 "Mendimet dhe lutjet e tona janë me familjarët dhe viktimat e fluturimit J28254 të Azerbajxhan erlajns", tha zëdhënësja e NATO-s, Fara Dalalah në platformën Iks. 

 Ajo shtoi se NATO-ja u dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve në aksident dhe bëri thirrje për hetim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан