Arrestohet ministri i Sigurisë së BeH-së, Neshiq për shkak të korrupsionit
- Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës konfirmoi se ministri i Sigurisë së BeH-së, Nenad Neshiq është privuar nga liria.
Sarajevë, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës konfirmoi se ministri i Sigurisë së BeH-së, Nenad Neshiq është privuar nga liria.
Prokuroria e BeH-së së bashku me Drejtorinë për krim të organizuar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republika Sërpskas, sot ka lëshuar urdhër për arrestimin e Neshiqit, si dhe drejtorit të "NP Rrugët e RS-së", Millan Dakiqit, Mlladen Luçiqit dhe katër personave tjerë.
"Ata janë të dyshuar se si drejtorë të 'NP Rrugët e RS-së' dhe persona të cilët kanë punuar me ndërmarrjen e caktuar, kanë kryer vepra penale - shoqërim për shkak të kryerjes së veprave penale, larjes së parave, keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit dhe marrjes së ryshfetit", thuhet në kumtesën e Prokurorisë së BeH-së. bsh/
Foto: MIA arkiv