Mediat izraelite: Bisedimet për armëpushim janë bllokuar për shkak të kontestimit me listën e pengjeve
- Refuzimi i Hamasit për të dorëzuar listën me emrat e pengjeve që ende i mban e pengon progresin e negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës, njoftuan sot mediat izraelite.
Tel-Aviv, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Refuzimi i Hamasit për të dorëzuar listën me emrat e pengjeve që ende i mban e pengon progresin e negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës, njoftuan sot mediat izraelite.
Pas më shumë se një javë negociatash intensive, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja, Izraeli i tërhoqi dje negociatorët e tij, kujton DPA.
Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se duhet të mbahen konsultime të brendshme për rifillimin e negociatave.
Sipas raportimeve, burimet e Hamasit thanë se ishin gati të dorëzonin një listë të pengjeve që mund të liroheshin në fazën e parë pas armëpushimit, por hodhën poshtë kërkesën e Izraelit për të siguruar një listë të plotë të 100 pengjeve që thuhet se janë ende gjallë. mb/