• четврток, 26 декември 2024

Rumania nuk ka regjistruar hyrje të një predhe ruse në hapësirën e saj ajrore

Rumania nuk ka regjistruar hyrje të një predhe ruse në hapësirën e  saj ajrore

Bukuresht, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë njoftoi sot se mbrojtja ajrore e vendit nuk ka regjistruar hyrje të një rakete ruse në hapësirën e saj ajrore gjatë sulmit të madh në Ukrainë natën e 24-25 dhjetorit.

Siç raportojnë disa portale rumune, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, Konstantin Spinu, deklaroi se Ukraina e informoi Rumaninë për një raketë ruse që fluturoi përmes hapësirës ajrore të Moldavisë në hapësirën ajrore rumune për rreth dy minuta, por se Rumania nuk e regjistroi atë.

Spinu tha se nuk kishte asnjë informacion për një raketë ruse në hapësirën ajrore rumune, në kuadër të "të dhënave të monitorimit nga sistemet rumune të mbikëqyrjes ajrore" dhe të dhënave përmes sistemit të NATO-s që e plotësojnë monitorimin. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан