• четврток, 26 декември 2024

Në aksidentin e aeroplanit të Azerbejxhanit në Kazakistan humbën jetën 38 persona

Në aksidentin e aeroplanit të Azerbejxhanit në Kazakistan humbën jetën 38 persona

Moskë, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Autoritetet e Kazakistanit njoftuan se 38 persona humbën jetën pasi sot u rrëzua një aeroplan i Azerbejxhan Erlajns në afërsi të qytetit Aktau në Kazakistan.

Zëvendëskryeministri i Kazakistanit Kanat Bozumbaev zbuloi numrin e të vdekurve gjatë takimit me zyrtarët e Azerbejxhanit.

Aeroplani u rrëzua rrugës nga kryeqyteti i Azerbejxhanit, Baku, drejt qytetit Grozni në Rusi.

Siç njoftoi Azerbejxhan erlajns, 37 pasagjerë ishin shtetas të Azerbejxhanit.

Sipas kumtesës, ishin edhe 16 shtetas të Rusisë, gjashtë shtetas të Kazakistanit dhe tre të Kirgistanit. sa/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан