Në përmbytjet dhe rrëshqitjet në Sri Lankë kanë vdekur 607 persona
- Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet në Sri Lankë ka arritur në 607, ndërsa 214 persona ende rezultojnë si të zhdukur, kumtoi sot Qendra për menaxhimin e katastrofave (DMC).
Kolombo, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet në Sri Lankë ka arritur në 607, ndërsa 214 persona ende rezultojnë si të zhdukur, kumtoi sot Qendra për menaxhimin e katastrofave (DMC).
Deri në 1.8 milion persona janë goditur, ndërsa më shumë se 5.000 shtëpi janë dëmtuar plotësisht ose pjesërisht. Mijëra hektarë me fusha orizi dhe të mbjella të tjera janë shkatërruar nga rritja e nivelit të ujit.
Katastrofa natyrore kanë goditur Sri Lankën ndërsa vendi po rimëkëmbet nga një krizë ekonomike në vitin 2022, që detyroi të shpall falimentim dhe të kërkonte ndihmë ndërkombëtare. rq/
Foto: arkivi i MIA-s