• сабота, 06 декември 2025

Makron: Uniteti i Evropës dhe SHBA-së është kyç për paqen në Ukrainë

Makron: Uniteti i Evropës dhe SHBA-së është kyç për paqen në Ukrainë

Paris, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron deklaroi se uniteti i Evropës dhe SHBA-së është kyç në mbështetjen për Ukrainën, duke shtuar se "nuk ka mosbesim". 

"Thelbësore është uniteti i amerikanëve dhe evropianëve për çështjen ukrainase. Dhe përsëris: duhet të bashkëpunojmë. I përshëndesim dhe i mbështesim përpjekjet paqësore të SHBA-së. SHBA-së i duhen evropianët për përpjekjet paqësore", theksoi Makron.

Gazeta gjermane Shpigel (Der Spiegel) dje publikoi pjesë nga thirrja konferenciale e 1 dhjetorit mes kancelarit gjerman, presidentit të Francës dhe të Ukrainës, si edhe udhëheqësve të tjerë evropianë, lidhur me bisedimet paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas transkriptit, Makroni kishte paralajmëruar se SHBA-ja mund t’i tradhtojë si Ukrainën, ashtu edhe Evropën.

"Ekziston mundësia që SHBA-ja ta lë Ukrainën në territor pa garanci të qarta sigurie", ka thënë Makron, duke shtuar se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është në "rrezik të madh". 

Ndërsa sipas Shpigel, kancelari gjerman Friedrih Merc e ka paralajmëruar Zelenskin që ditët e ardhshme të jetë "shumë i kujdesshëm". 

"Ata po luaj me juve dhe me neve", deklaroi Merc, me siguri duke iu referuar dy negociatorëve amerikanë, Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан