• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

18:00 / 5 dhjetor / 2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025, që do të mbahet nga 5 deri më 8 dhjetor 2025 në Doha, Katar. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, temë e forumit të këtij viti është: Drejtësia në veprim: Më shumë se një premtim i progresit. Në margjinat e Forumit të Dohas, Gashi do të takohet me homologun e tij Hasan Bin Abdulla Al-Ganim, kryetar i Këshillit të Shurasë së Shtetit të Katarit, më pas me Sulltan Bin Saad Al Muraikin, ministër shtetëror i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, si dhe me Sheik Al Majasa Bin Hamad Bin Halifa-Al Thani, kryetare e Muzeve dhe Trashëgimisë Kulturore të Katarit.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me Imamin e Qabesë, Sheikun dr. Mahir Muajkali, i cili ndodhet për herë të parë për vizitë zyrtare katërditore në vend. Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim mori pjesë edhe Reis ul Ulema Shaqir ef. Fetahu, kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI).

Shkup - Në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takim me kompanitë, anëtare të Shoqatave së Industrialistëve. "Në fjalimin e tij para përfaqësuesve të sektorit privat, ministri Mucunski i informoi biznesmenët austriakë për mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik, politikat ekonomike dhe tregtare të Qeverisë, si dhe masat që kanë për synim tërheqjen e investimeve të huaja", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. "Rinovimi i plotë i KARIL-it (Klinika e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv) është në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt presim që kjo hapësirë të vihet në përdorim për pacientët. Në fazë përfundimtare është edhe rinovimi i bllokut operativ kirurgjik, ku në fazën e parë janë përfshirë katër salla operatore. Në fazën e dytë parashikohet edhe një sallë e re operatore në kuadër të Qendrës së Urgjencës, me ç’rast kjo Klinikë do të marrë edhe një sallë shtesë për ndërhyrje më të vogla”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pas vizitës së sotme në Klinikën për Traumatologji, Ortopedi, Anesteziologji, Reanimacion, Intensivë dhe Urgjencë (TOARILUC).

Shkup - Kuvendi sot pasdite, me 60 vota "pro" dhe nëntë kundër, miratoi Vendimin për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë të qeverisë qendrore dhe midis fondeve. Siç tha më parë zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, me Vendimin ndahen 12,5 miliardë denarë në kuadër të kornizës buxhetore të përcaktuar tashmë, përkatësisht në kuadër të deficitit të përcaktuar buxhetor për vitin 2025 prej katër për qind.

Shkup - Artisti vizual, Bedi Ibrahimi, akademiku Vitomir Mitevski, filizof dhe filolog klasik, kompozitori Zhivoin Glishiq kanë fituar çmimin shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2025. Në ceremoninë që do të mbahet më 8 dhjetor në Sallën e kristaltë të Kuvendit, Këshilli për shkëmbimin e çmimit do të ndajë njohjen më të lartë për arritje afatgjata në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetit, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në aktivitetet shoqërore me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Drejtoria e doganave sot informoi se gjatë javës së kaluar, zyrtarër doganorë kanë zbuluar disa përpjekje për të kontrabanduar mallra të ndryshme, duke sekuestruar deviza, cigare, motor të të përdorur, pije alkoolike, ilaçe dhe artikuj të ndryshëm fetarë. Përkohësisht janë konfiskuar: -27 pako cigare me pulla akcize të Maqedonisë së veriut nga markat Marlboro dhe Rothmans, të zbuluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të një valixheje të një pasagjeri që kishte ndërmend të udhëtonte me fluturim për në Londër. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare për sëmundje të Traumatologjisë, Ortopedisë, Anesteziologjisë, Reanimacionit, Intensivë dhe Urgjencë (TOARILUC). 

Athinë - Rreth orës 14 sipas kohës lokale fermerët grek përsëri kanë mbyllur vendkalimin kufitar Evzoni për hyre dhe dalje nga Greqia drejt vendit tonë, ndërsa sipas informacioneve të korrespodentes së MIA-s nga Athina, bllokada pritet të zgjasë deri në orën 22. Në anën greke të kufirit janë parkuar gjithsej mbi 300 traktorë janë parkuar, ndërsa bllokadëkishte dhe gjatë ditës së djeshmenë orët e mëngjesit, si dhe nga ora 18:00 deri në orën 22:30, pas çka komunikacioni u normalizua dhe gjithçka deri në orën 14 u zhvillua pa ndërprerë. Në të gjithë Greqinë, fermerët kanë ngritur gjithsej 14 blloqe me mbi 6.000 traktorë, dy prej të cilëve janë në vendkalimin kufitare Evzoni (Bogorodicë) dhe Nikit (Mexhitlija).

Bruksel - Maqedonia, Greqia, Serbia, Hungaria dhe Austria do të nënshkruajnë deklaratë për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë përgjatë Korridorit 10, ndërsa shtesë, me iniciativë të Vjenës, do të nënshkruhet marrëveshje për përfundimin e Korridorit 8, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski pas takimeve në Bruksel me përfaqësues të BE-së dhe ministra të transportit nga rajoni në kuadër të Këshillit Ministror  të Komunitetit të Transportit. "Ajo që prisja të ndodhte, po ndodh. Do të nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët me Greqinë, Serbinë, Hungarinë dhe Austrinë për ndërtimin e Korridorit hekurudhor 10. Kjo gjë ishte përgatitur që nga viti i kaluar, por për fat të keq u shty për shkak të aksidentit në Novi Sad. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse nuk ka kuptim të shpenzojmë mbi dy miliardë euro dhe vendet e tjera të mos e ndërtojnë", tha Nikolloski.

Stokholm - Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën për pesë vende në vitet e ardhshme, ndërsa mjetet do t'i shfrytëzojë për të rritur mbështetjen për Ukrainën, kumtoi sot qeveria suedeze. Siç paralajmëroi ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme, Benxhamin Dusa, Suedia planifikon të ndërpresë ndihmën për Zimbabvenë, Tanzaninë, Mozambikun, Liberinë dhe Bolivinë.

Kolombo - Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet në Sri Lankë ka arritur në 607, ndërsa 214 persona ende rezultojnë si të zhdukur, kumtoi sot Qendra për menaxhimin e katastrofave (DMC). Deri në 1.8 milion persona janë goditur, ndërsa më shumë se 5.000 shtëpi janë dëmtuar plotësisht ose pjesërisht. Mijëra hektarë me fusha orizi dhe të mbjella të tjera janë shkatërruar nga rritja e nivelit të ujit. 

Остани поврзан