09:00/5 dhjetor/2025
Shkup - Pas dy vitesh, banorët e Shkupit po marrin subvencione për kondicionerë inverter, pasi mbrëmë kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski nënshkroi vendimet për pagesën e subvencioneve, konform Thirrjes publike në të cilën aplikuan banorët e Qytetit të Shkupit.
Bruksel - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot në Bruksel do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Komunitetit të Transportit, ku do të bisedohet për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në pjesën e politikës së transportit dhe realizimit të projekteve infrastrukturore.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë me lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 m. në qafat malore të Gjavatës, Pletvarit, Strazhës dhe Krushevës, bëjnë të ditur nga NP "Rrugët e Maqedonisë".Nga atje shtojnë se në disa rrugë rrugore që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht.
Shkup - Me rastin e Ditës botërore të vullnetarizmit, disa deputetë, përfshirë kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi sot do bëjnë vullnetarizëm në disa pika të Kryqit të Kuq të RMV-së. Së pari, deputetët do të vizitojnë Zyrën qendrore të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe pas një fjalimi përshëndetës nga kryetari i Kryqit të Kuq të RMV-së, Romel Velev ata do të transferohen në pozicione vullnetarizmi në territorin e qytetit të Shkupit.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njofton DPHM-ja. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 10, ndërsa maksimalja do të mbërrijë nga 8 deri 12 gradë.
Uashington – Një gjykatë apeli në SHBA i ka dhënë presidentit Donald Tramp një fitore në përpjekjet e tij për të mbajtur trupat e Gardës kombëtare në Uashington, duke bllokuar urdhrin e gjykatës më të ulët e cila do të ndalonte vendosjen në ditët në vijim. Në urdhrin me shkrim, Gjykata e Apelit e SHBA-së për Distriktin e Kolumbias shfuqizoi urdhrin që trupat të largohen nga kryeqyteti deri më 11 dhjetor. Uashington, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Përbërja e grupeve të Kupës së Botës 2026 do të përcaktohet sot me shortin që do të hidhet në "Qendrën Kenedi" në Uashington duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut. Udhëheqës të shortit do të jenë ikonat globale - supermodelja, aktorja dhe producentja gjermane Hajdi Klum dhe aktori amerikan Kevin Hart.
Uashington - Ushtria amerikane goditi edhe një tjetër anije të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, ku si pasojë u vranë katër persona nga anija, njoftoi mbrëmë Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), transmeton DPA. Anija dyshohet se ishte e drejtuar "nga një organizatë terroriste e caktuar" dhe transportonte narkotikë përgjatë një rruge të njohur për kontrabandë. "Katër narkoterroristë meshkuj që ndodheshin në anije u vranë", njoftoi SOUTHCOM në platformën X.